LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bill Gates: Vaksina të shkojë te vendet në nevojë, jo tek njerëzit e pasur

11 Korrik 2020, 13:56, Lifestyle CNA
Bill Gates: Vaksina të shkojë te vendet në nevojë, jo tek

Miliarderi dhe filantropisti, Bill Gates i përfolur për rolin e tij në ekskluzivitetin e vaksinës kundër Covid-19, deklaron ajo duhet të vihet në dispozicion të vendeve dhe njerëzve që kanë më së shumti nevojë, jo për atë që ofron më shumë para.

?Nëse do të lejojmë që ilaçet dhe vaksinat të blihen nga ata që kanë para, në vend që të shpërndahen te njerëzit dhe vendet ku është më e nevojshme do të kemi një pandemi që do të zgjasë, do të jetë padrejtë, dhe më vdekjeprurëse. Ne kemi nevojë për udhëheqës të drejtë që të marri vendime të vështira për shpërndarjen e vaksinës bazuar në kapitalin e tyre.?

Komisioni Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë paralajmëruar për një ?konkurs? jo të ndershëm në shpërndarjen e vaksinave, ndërsa disa zyrtarë në Uashington kanë treguar që ata do t?i jepnin përparësi banorëve të SHBA, transmeton “UsaNews”. 

Gates tha se përpjekjet e filluara dy dekada më parë për të luftuar krizën globale të HIV / AIDS , në të cilët u bashkuan të gjitha vendet e botës përfshirë dhe Afrikën, mund të shërbejnë si një model në mënyrë që ilaçet COVID-19 të jenë gjerësisht të arritshme.

Si shembuj ai tregoi Fondin Global të krijuar në 2002 për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarian dhe planin e urgjencës së presidentit amerikan për të shpërndarë ilaçe te njerëzit që luftojnë me disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.

?Një nga mësimet më të mira në luftën kundër HIV / AIDS është rëndësia e ndërtimit të këtij sistemi të madh, të ndershëm global për shpërndarjen e ilaçeve për të gjithë.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga