Connect with Us

Beogradi në flakë/ “Ndizen” edhe qytete të tjera të Serbisë

Kosova & Rajoni

Beogradi në flakë/ “Ndizen” edhe qytete të tjera të Serbisë

Publikuar

-

Beogradi në flakë/ “Ndizen” edhe qytete të tjera të Serbisë

Sërish mbrëmjen e djeshme, Beogradi është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku qindra protestues u përleshën me policinë jashtë parlamentit të Serbisë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shtyrë prapa protestuesit dhe për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Prej datës 7 korrik, Beogradi është përfshirë nga protestat kundër masave ndaj pandemisë.

Ndërkohë, duket se këto protesta janë kthyer në një lëvizje kundër qeverisë dhe po zhvillohen edhe pse është ende në fuqi  masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Takim SHBA-Kinë për zbutjen e tensioneve

Protesta kishte edhe në Novi Sad. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.

Mediat serbe raportojnë për protesta edhe në qytetet, Valjevo, Nish, Leskovac, Pirot, Vranje. Deri më tani janë arrestuar 70  persona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata në Kosovë/ Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë dhe nga një rast në Kaçanik dhe Mitrovicë.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,678 mostrave. Shifra prej 113 i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Përqindja e rasteve pozitive është më e lartë se një ditë më parë, kur ishte 3%.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 316 pacientë u shëruan nga koronavirusi. Shifrat e sotme e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 106,651, të viktimave në 2,217 dhe të të shëruarve në 98,539. Raste aktive aktualisht janë 5,895.

LEXO EDHE:  “Një pjesë e personelit punon nga shtëpia”/ Ambasadori i BE flet për 50 mln eurot: Janë grante, jo kredi

LEXO EDHE:  "Një pjesë e personelit punon nga shtëpia"/ Ambasadori i BE flet për 50 mln eurot: Janë grante, jo kredi

Në Kosovë, të mërkurën, nisi edhe faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit, që përfshin personat 65-79 vjeç. Po sot, Kosova siguroi mbi 38,000 doza të vaksinave nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shpërndarja e vaksinave AstraZeneca, sipas UNICEF-it, do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës.

Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranon nga program COVAX, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Të mërkurën ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar te salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.

Niman Bardhi, koordinator për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se rradhët e qytetarëve janë krijuar pasi nuk është përcjellë mesazhi në mënyrë të duhur që kjo grupmoshë do të vaksinohet në komunat përkatëse nga data 15 maj.

LEXO EDHE:  Masat për koronavirusin/ Drejtori i Kadastrës nxjerr urdhërin: Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës!

LEXO EDHE:  Këshilli Studentor i Mjekësisë: Studentë të jo të autorizuar kanë lajmëruar bojkotin e mësimit

“Është e pamundur që këtë grupmoshë ta kthejmë mbrapa dhe kjo është arsyeja që është mbipopulluar salla 1 Tetori. Në vend që të presin datën 15 dhe të vaksinohet në komunat e tyre, të gjithë kanë ardhur në sallën 1 Tetori”, tha Bardhi.

Sipas planit shtetëror, vaksinimi në Kosovë është ndarë në tri faza.

Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Në fazën e parë, që ka nisur në fund të marsit, janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima dhe 49 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan, ndërsa një në Prishtinë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,494 mostrave.

Shifra prej 49 i bie që 3 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 346 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,538, i viktimave në 2,213 dhe i të shëruarve në 98,223.

LEXO EDHE:  Dështon dialogu Kosovë-Serbi, në SHBA/ Hoti anulon pjesëmarrjen

LEXO EDHE:  Video/ Publikohet spoti i protestës së Partisë Demokratike

Raste aktive aktualisht janë 6,102.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë dhe javën e kaluar, Kosova ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax. REL

LEXO TE PLOTE