Connect with Us

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

Kosova & Rajoni

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

Publikuar

-

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

Detajet e kësaj drame të paimagjinueshme janë përpunuar në mënyrë të përpiktë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Sipas kësaj gjykate në fazën e fundit të luftës civile në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995), serbët kishin nisur me planifikimin strategjik të masakrës në mars të  vitit 1995.

20 Jahre Völkermord in Srebrenica (Reuters/A. Bronic)Shumëkush e kujton Srebrenicën vetëm në përvjetorë

Në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e vogël të Srebrenicës, ndodhi në korrik 1995 krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë  atje mbi 8,000 djem dhe burra muslimanë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë klasifikuar vazhdimisht këtë masakër të paparë ndaj civilëve si gjenocid.

Mbrojtje e pamjaftueshme

Srebrenica qe shpallur dy vjet më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB si një nga gjashtë “zonat e sigurta”. Por rreth 400 ushtarë helmetëkaltër holandeze të OKB-së, ishin të armatosur në mënyrë të pamjaftueshme, për ta mbrojtur Srebrenicën, e cila qe kthyer në një strehë për rreth 25.000 refugjatë

Nga 13 deri në 17 korrik, njësitë serbe vranë në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem dhe i varrosën në varre masive. Tani janë identifikuar dhe janë varrosur në varrezat përkujtimore në Potoçari pothuajse 7,000.

Filmstill DW-Beitrag Srebrenica | Forensisches Labor der ICMP (DW)Identifikimi i skeletëve të viktimave të Srebrenicës

Identifikimi i skeletëve ishte një punë mjaft e vështirë për ekipet ndërkombëtare të mjekëve ligjorë, sepse për të mbuluar gjurmët e krimeve të tyre serbët i hapën varret masive me buldozerë dhe shpërndanë pjesët e trupave pa jetë në të ashtuquajturat varreza dytësore ose tretësore. Për këtë arsye ekspertëve mjeko-ligjorë iu desh të mblidhnin mbetjet e trupave nga varre të ndryshme dhe t’i bashkonin përsëri ato.

Ende shumë kriminelë të padënuar

LEXO EDHE:  Masakroi një familje/ Ritvan Zykaj 'braktiset' nga avokati

Komandanti i përgjithshëm i genocidit, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i tij ushtarak Ratko Mladić, u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata e OKB në Hagë. Por deri sot numri më i madh i autorëve të këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë. Shumë prej tyre kanë ikur në Serbi dhe jetojnë atje pa pasur frikë nga drejtësia.

“Sidomos ushtarakët e nivelit të mesëm nuk kanë dalë para ligjit,” tha Murat Tahirović në Sarajevë për Deutsche Welle. Ai është president i “Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe thotë se “megjithëse organizata jonë ka paraqitur një dokumentim të gjerë për 24 shtabet me 227 anëtarë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e zbatimit të ligjit”.

Serbia nuk e pranon masakrën

Edhe 25 vjet pas çmendurisë së Srebrenicës, Serbia zyrtare dhe shumica e popullatës serbe vazhdojnë të mos pranojnë ta konsiderojnë masakrën si gjenocid. Edhe rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić. Një numër i atyre që janë qenë të përfshirë direkt ose indirekt në vrasjen masive të asaj kohë mbajnë ende poste si politikanë apo janë sipërmarrës e bisnesmenë.

Bosnienkrieg (picture alliance/dpa/Stringer)Në Serbi ende rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić

“Shumëkush e kujton Srebrenicën në përvjetorë”, kritikon profesori i historisë Husnija Kamberović në Sarajevë në intervistë me Deutsche Wellen. “Ndoshta edhe bota e jashtme do të dëshironte të harronte Srebrenicën, sepse luajti edhe vetë një rol kaq të turpshëm.” Por “e vetëmja gjë që mund të ndihmojë është ndërtimi i një shoqërie jo-nacionaliste”.

Edhe të rinjtë në Ballkan i bëjnë thirrje opinionit botëror një çerek shekulli pas gjenocidit në Srebrenicë që të mos e harrojë atë që ndodhi. “Sepse nëse harrojmë këto gjëra, ato mund të ndodhin përsëri dhe një Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë kurrë më askujt përsëri”, thotë aktivistja Lamia Bravo nga Bosnje-Hercegovina./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova shënon 14 viktima dhe 701 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

LEXO EDHE:  Masakra e Selenicës/ Burg përjetë për vrasësin e 8-fishtë

LEXO EDHE:  Foto-“Fusha" shtrin "tentakulat" edhe në Gjirin e Lalzit/ Erla Mëhili zbardh skandalin

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar

Publikuar

-

Nga

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.

Në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitar në Kosovë, aktiviteti mësimor, nga 12 prilli, është duke u zhvilluar në formatin online. Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nxënësit nga klasat një deri në pesë, aktivitetin mësimor po e zhvillojnë me prani fizike në shkolla. Ndërkaq, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futën në listën me prioritet për vaksinimin kundër COVID-19, për shkak të siç thonë ata, rrezikshmërisë për t’u infektuar, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivel të duhur.

LEXO EDHE:  Masakroi një familje/ Ritvan Zykaj ‘braktiset’ nga avokati

LEXO EDHE:  Masakra e 4 shkurtit/ Ruçi: Memorial i dhimbjes

Në përgjigjje të ministrisë së Arsimit, thuhet se “ministrja Nagavci e ka bërë të qartë se kjo do të trajtohet me prioritet dhe për këtë çështje është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do shikohet që prioritet t’u kushtohet mësimdhënësve me sëmundje kronike dhe atyre në moshë më të shtyer”.

Sa i përket vendimit rreth mënyrës se si do të mbahet mësimi javën e ardhshme, ministrja Nagavci ka thënë se vendimi do të merret varësisht nga rekomandimet e organeve kompetente, por edhe në dakordim me të gjitha drejtoritë komunale. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,788 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 13,236.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Tërheqja e diplomatëve/Vjen reagimi urgjent nga Serbia

LEXO EDHE:  Foto-“Fusha" shtrin "tentakulat" edhe në Gjirin e Lalzit/ Erla Mëhili zbardh skandalin

Prej tyre 2,008 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. REL

LEXO TE PLOTE