Connect with Us

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Kronika

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Përmbyset makina në Vlorë/ Humb jetën një person

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat.

Mësohet se një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia ndëshkon 885 qytetarë, 9 shoqërohen në komisariat

Publikuar

-

Nga

Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia ndëshkon 885 qytetarë, 9 shoqërohen në komisariat

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 885 për shkak se kanë thyer rregullat anti-covid. 874 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, 9 janë shoqëruar në komisariat.

Policia e Shtetit/Informacion

Ndëshkohen me masë administrative 885 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 874 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Policia jep detaje për makinën e rënë në kanal

LEXO EDHE:  Shkodër/ Policia jep detaje për makinën e rënë në kanal

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë

Publikuar

-

Nga

Vdekja e biznesmenit italian Davidel Pecorelli ka sjellë në Shqipëri ekspertë të policisë italiane.

Ekspertët kanë shkuar sot në Pukë, në afërsi të Gjegjanit ku është gjetur e djegur makina ‘Skoda Fabia’, e marrë me qira, me të cilën po udhëtonte italiani.

Bëhet me dije se ekspertët italianë janë të shoqëruar nga shefi i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Kujtojmë që më 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian.

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin/ 2 persona me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Aksident/ Makina kthehet përmbys

Në makinën e djegur janë gjetur eshtra të cilat janë dërguar në Itali për të bërë AND-në, një telefon i djegur dhe unazë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Denoncimi i PD-së/ 760 milionë lekë për shkollën ”18 Tetori”, në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i PD-së/ 760 milionë lekë për shkollën ”18 Tetori”, në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar abuzimin me investimin në shkollën “18 Teori” në Kuçovë.

Sipas Vokshit, për këtë shkollë janë shpenzuar 760 mln lekë, madje është inaguruar,  por sipas saj ishte vetëm propagandë me fasada e ngjyra.

Në këtë janar të ftohtë, Vokshi thotë se fëmijët janë mes të ftohtit e lagështisë, pa sistem ngrohje, në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza kurse ankesat përfundojnë në vesh të shurdhër.

“Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!
760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.

Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.
1. Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.
2. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.
3. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.
Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE