LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Unë president, ti kryeministër"/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

10 Korrik 2020, 13:51, Politikë CNA
"Unë president, ti kryeministër"/ Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha  para mediave se  Rama prej një muaji i ka dërguar njerëz çdo ditë për të bërë një marrëveshje, nga e cila Basha do të bëhej kryeministër dhe Rama president, me kushtin që të hiqen koalicionet.

Rama thotë se nuk e bën dot Bashën kryeministër sepse për këtë vendos populli.

?Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!?, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Rama i kërkon bashës ta marrë më qetësi hapjen e listave dhe të lërë mënjanë sharjet dhe kërcënimet.
?Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç ee quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga