LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia në Ballkan/ Një marshim i saj drejt Perëndimit

10 Korrik 2020, 07:03, Blog CNA
Turqia në Ballkan/ Një marshim i saj drejt Perëndimit

Nga Andrei Isaev ?Modern Diplomacy?

* Rajoni i Ballkanit, po bëhet tërheqës për një spektër të gjerë lojtarësh të huaj – nga Pekini në Uashington, dhe nga Brukseli në Riad. Por ai paraqet një interes të madh edhe për Ankaranë. Për Turqinë, rajoni i Ballkanit është i rëndësishëm në aspektin historik, kulturor, politik dhe ekonomik, duke luajtur rolin e një ?urë? drejt Evropës.

Për më tepër, paradigma e politikës së jashtme turko-islamike, e stimulon Ankaranë të hidhet në veprim:shumica e popullsisë turke janë myslimanë, ndërsa Rexhep Taip Erdogan po e pozicionon veten si ?mbrojtësi? kryesor i botës islamike. Dhe vitet e fundit, autoriteti i tij si një mbrojtës i ?metit?, bashkësisë islamike të Ballkanit, është në rritje.

Myslimanët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe krahinën e Sanxhakut në Serbi). Ndërkohë në Maqedoni dhe Malin e Zi përqindja e myslimanëve është respektivisht 33 dhe 17 për qind.

Për më tepër, gadishulli balkanik është shtëpia e rreth 1.5 milionë turqve të Ballkanit, përkundër faktit se shumë prej tyre emigruan në Turqi, dhe se Turqia dhe Greqia kryen mes tyre një shkëmbim të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ankaraja nisi të shfaq një interes gjithnjë e në rritje ndaj Ballkanit pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Por ajo që i dha një impuls të ri, ishte ngjitja në pushtet në vitin 2009 e Ahmet Davutoglu, që shpalli se Turqia do të merrte përsipër rolin e ndërmjetëses midis BE-së dhe vendeve të rajonit, duke kontribuar kësisoj në afrimin dhe integrimin e kësaj të fundit në strukturat euro-atlantike.

Që atëherë, lidhjet ekonomike turko-ballkanike, dhe bashkëpunimi ushtarak dhe politik, kanë përjetuar një zhvillim progresiv. Vendet e rajonit, janë të përfshira në programet e NATO-s, dhe i kanë reformuar forcat e tyre të armatosura në përputhje me standardet e aleancës.

Që nga viti 1995, Ankaraja ka marrë pjesë në të gjitha operacionet e NATO-s në Ballkan dhe ka dërguar ushtarët e saj të shërbejnë me misionet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë. Dhe nuk ka ndërmend të ndalet:shkollat ??ushtarake turke, ofrojnë klasa në gjuhën serbe, kroate dhe shqiptare.

Vitet e fundit, shumë ekspertë kanë vërejtur rritjen e ?forcës së butë? të Turqisë në rajonin e Ballkanit. Në rajon janë zbatuar dhjetëra projekte arsimore, të kujdesit shëndetësor dhe kulturor, kur Turqia financon fushata humanitare, dhe investon shuma të mëdha në projekte edukative dhe mjekësore, por edhe në ndërtimin e objekteve infrastrukturore dhe energjetike.

Në zhvillim, është një plan për të botuar librat shkollorë të njehsuar të historisë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën. Sipas ?Ballkan Insight?, popullariteti i telenovelave turke në Ballkan, po e rrit autoritetin e Turqisë në këtë rajon, duke bërë njëkohësisht të mundur që Turqia ta ?rishkruajë historinë?.

Në dallim nga vitet 1990, kur politika e Ankarasë në Ballkan ishte e orientuar para së gjithash tek vendet dhe grupimet e afërta etnike dhe fetare, sot ajo është e vendosur të shtrijë ndikimin e saj në të gjitha vendet e gadishullit. Për Turqinë, partnerët kryesorë janë Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Rumania, dhe partnerët e ?nivelit të dytë? Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.

Rëndësia e këtyre të fundit, është rritur në mënyrë të vazhdueshme në sytë e diplomatëve turq. Erdogan, që vizitoi Beogradin tetorin e vitit të kaluar, e ka përshkruar Serbinë si ?një vend me rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan?. Bashkëpunimi me Serbinë, tha ai, ka arritur një nivel ?ideal?.

Partnerët e tjerë përfshijnë Bullgarinë (në një masë më të vogël) dhe Greqinë – vende ku fryma anti-turke është e fortë. Sipas gazetës turke ?Hürriyet?, Ankaraja dhe Athina ?kanë pikëpamje të kundërta mbi një numër çështjesh?, përfshirë kufirin tokësor, Detin Egje, Qipron dhe tërë Mesdheun Lindor, ku shelfi kontinental i pasur me gaz natyror dhe kufijtë detarë, janë ende çështje në diskutim.

Por në Ballkan, Turqia duhet të konkurrojë para së gjithash për ndikim me Bashkimin Evropian, që e sheh jo pa bazë rajonin si një zonë ?natyrore? të sferës së saj të interesave. Kjo garë bëhet më e fortë, teksa marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit, po bëhen gjithnjë e më të ftohta.

Drejtimi euro-atlantik, dominon aktualisht politikat e jashtme të thuajse të gjitha vendeve të Ballkanit, përkundër faktit se pritshmëritë mbi zgjerimin e bashkëpunimit me Perëndimin rrallëherë bëhen realitet. ?Solidariteti evropian nuk ekziston?- deklaroi presidenti serb me trishtim, ditën që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjithsesi Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan NATO-s; Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia janë anëtare të BE-së, Serbia dhe Mali i Zi po zhvillojnë bisedimet për anëtarësim, dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën jeshile për t?i nisur së shpejti këto negociata.

Sidoqoftë, zyrtarët e BE po e pranojnë se kanë kaq shumë probleme të brendshme, sa që nuk mund të pranojnë për momentin anëtarë të rinj.

Megjithatë, Brukseli po vijon me veprimtarinë e tij, pasi sipas mendimit të një numri analistësh perëndimorë, shpresat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE janë i vetmi faktor që mban larg një ?shpërthim? të ri të konflikteve në Ballkan.

Për më tepër, Evropa është e shqetësuar mbi aktivitetin në rritje të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në rajon. Në vitin 2017 Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans-Peter Doskozil u shpreh i shqetësuar për ?islamizimin e ngadaltë të Ballkanit?. Ndërkohë, BE-ja po bën çmos për të zvogëluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me Brukselin. Në majin e vitit 2018, Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, tha në fjalën e tij në Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare në Kongres, se Rusia (por edhe Turqia), ishte e angazhuar në ?destabilizimin e situatës? në Ballkan.

Prandaj është e nevojshme prania ushtarake amerikane atje (bazat ushtarake amerikane ndodhen në territoret e 3 vendeve të rajonit), bashkë me përfshirjen e shteteve të Ballkanit në programet e NATO-s. Fërkimet me Ankaranë, e shtynë Uashingtonin të ngrinte në Rumani dhe Bullgari një sistem të mbrojtës anti-raketore, ku ndodhen ndërkohë 4 baza ushtarake amerikane.

Dy vjet më parë Shtetet e Bashkuara njoftuan ndërtimin e disa bazave të tjera në gadishull, kryesisht në Greqi. Aktualisht, rajoni i Ballkanit përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të politikës së jashtme ruse. Një numër vendesh, mbi të gjitha Serbia, po vazhdojnë ta kërkojnë praninë ruse.

Sipas raportit ?Ku po shkon Ballkani? Modeli i ri i bashkëpunimit për Rusinë? (2018) i Klubit Valdai, Rusia duhet të bëjë përpjekje për ta zgjeruar gamën e partnerëve në këtë rajon, duke nxitur njëkohësisht bashkëpunimin me aktorët e jashtëm.

Një shembull i një bashkëpunimi të tillë, mund të jetë një shtrirje e gazsjellësit ?Turkish Stream? në Evropë. Përsa i përket Turqisë, ky rajon ka rëndësi brenda kornizës së ?neo-otomanizmit?, që parashikon përhapjen e ndikimit ekonomik, kulturor dhe politik në territoret që ishin pushtuar dikur nga Perandoria Osmane.

Ndonëse kjo doktrinë nuk është shpallur në nivelin zyrtar, ajo përbën de fakto bazën ideologjike të politikës së jashtme të Turqisë. Në vitet 1990, në kulmin e euforisë për shkak të shfaqjes së një numri të madh shtetesh turke, Turqia shpalli krijimin e një ?bote turke? si një nga pikat kryesore të agjendës së saj të politikës së jashtme.

Sipas mendimit të elitave politike të vendit, udhëheqja në këtë ?botë? do të rritë vlerën e Turqisë në skenën ndërkombëtare dhe kësisoj do ta lehtësojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Tani, ajo është bërë më ambicioze:si pjesë e kësaj ideologjie, Turqia e pozicionon veten si partnere e barabartë me tërë Evropën, dhe e gjykon si jetike praninë e saj në Ballkan.

Por ?bota turke? nuk u krijua për shumë arsye. Ajo nuk pati asnjë mbështetje nga Perëndimi, dhe Turqisë i munguan burimet financiare apo edhe ndikimi. Po kështu, Perëndimi nuk ka nevojë për asnjë lloj forme të ?Pax Otomana?, në një kohë që përpjekjet për ta krijuar atë mund të dëshmohen në një periudhë afatgjatë një barrë shumë e rëndë për ekonominë turke./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga