Sport
Tirana shpëton në fund, por rihapet kampionati

Është mbyllur 1-1 ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, zhvilluar në 20:45 në Air Albania. Të kuqtë kanë shënuar të parët me Melon në të 76 minutë, ndërsa vetëm në sekondat e fundit Ernest Muçi ka shpëtuar fytyrën e bardhebluve, duke mbajtur të tijtë te rezultatet positive, duke mos lejuar që ndjekësit të afrohen më shumë.
Ndeshja ka qenë e fortë në mesfushë dhe me raste të shumta, ndërsa Partizani kishte një ekip të cunguar edhe prej lojtarëve të karantinuar pas testimit pozitiv me Covid-19. Tirana merr një pikë me vlerë dhe pret nesër rezultatin e rivalëve të Kukësit. Partizani zhvilloi për 90 minuta një ndeshje karakteri.
Lajme të Rekomanduara:

Triumfi fantastik ndaj Kukësit, trajneri i Vllaznisë surprizon me deklaratën
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, u shpreh tepër i lumtur për fitoren e arritur në transfertë ndaj Kukësit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas...

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...