LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tifozët nuk do lejohen afër stadiumit, as në lokale/ Policia publikon masat e derbit Partizani-Tirana

10 Korrik 2020, 12:34, Sport CNA
Tifozët nuk do lejohen afër stadiumit, as në lokale/ Policia

Ditën e sotme do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një ndeshje që për vite me radhë ka qenë e luftuar nga të dyja ekipet.

Ndeshja këtë herë ndryshe na sa jemi mësuar ta shikojmë më parë, do të luhet pa praninë e tifozëve, të cilët janë të detyruar ta ndjekin atë nga TV.

Policia e Tiranës i ka bërë thirrje tifozëve se nuk do të lejohen të qëndrojnë as afër stadiumit, dhe në njoftim gjithashtu thuhet se do të ketë kontrolle dhe masa të rrepta në lokalet ku do ndiqet ndeshja, nëse do respektohen rregullat e vendosur për Koronavirusin apo jo.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana ? Partizani, që do zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin ?Air Albania?.

Ndeshja Tirana ? Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19. 

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Lajmet e fundit nga