Sport
Surpriza e merkatos, Valon Berisha firmos në kampionatin francez

Valon Berisha nuk është më një futbollist i Lacios por do të luajë në kampionatin francez të futbollit. Lëvizja e papritur është zyrtarizuar në darkë nga Lacio që ka gjetur të gjithë të papërgatitur, pasi siç ndodh zakonisht, negociatat e Igli Tares me klubet e tjera janë gjithmonë të fshehta e të paparashikueshme.
Berisha është prezantuar në darkë në radhët e Reims, skuadër ku aktivizohet edhe Arbër Zeneli, duke nënshkruar atje një kontratë katërvjecare e vazhduar aventurën e tij në elitën e futbollit francez ku shpreson të lërë më tepër gjurmë sesa bëri në Itali.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se marrëveshja është mbyllur për 5 milionë euro, me Lacion që ka humbur financiarisht me futbollistin i cili për shkak të problemeve fizike apo formës, dha shumë më pak se sa pritej prej tij në radhët e bardhekaltërve.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a
Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i...