Shëndeti
Situata shqetësuse nga Covid/ Meta: Rritja e masave mbrojtëse, domosdoshmëri jetike!

Presidenti Ilir Meta ka ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.
Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.
Sipas tij, përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë!
“Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave. Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.
Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë”, shkruan Meta./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19/ Albana Fico: Këto tri shenja e vërtetojnë
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha për Euronews Albania se të dhënat e javës së fundit që lidhen me qëndrueshmërinë e pozitivitetit...

U pushua nga puna dy muaj më parë/ Ilir Allkja kërkesë qeverisë: Dua të jem vullnetar në Urgjencë
Ish mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të punuar...