LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Sistemi miks që sfidon Luli Bashën

10 Korrik 2020, 12:05, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar rreth mesditës së sotme me gazetarët, u shpreh se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por kjo nuk do të thotë se preket pakti i 5 qershorit, pasi janë procese paralele.

Rama theksoi se mbështet hapjen e listave, pasi sipas tij kjo është ajo që mbështetet edhe nga qytetarët.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë“Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë?-tha Rama.

Pra, nga vetë fjala e kryeministrit, është kuptuar qartë se Partia Socialiste do t?i hapë listat e saj për zgjedhjet e ardhshme, por nuk do të prekë marëveshjen e 5 qershorit me PD dhe LSI, e arritur falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Kjo do të thotë se mes variantit vetëm lista të mbyllura apo vetëm lista të hapura, shtohet edhe një aspekt tjetër. Sistemi miks.

Se kush janë problematikat që shkaktojnë listat e mbyllura dhe koalicionet e këtij sistemi që kemi aktualisht, dhe mënyra e përdorur në 2017, ku partitë e vogla hynë brenda listave të PD-së dhe PS-ë, mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet në vitin 2009, ku partitë aleate kandidonin në koalicion, por edhe problematikat që shfaqin listat e hapura dhe listat e mbyllura, konstitucionalisti Ilri Rusmajli, dy ditë më parë në një material të gjatë referuar Kuvendit, tregonte me detaje se cilat ishin diferencat, aspektet kushtetuese dhe problematikat që kishte çdo lloj sistemi.

Ndërsa sot me lëvizjen e bërë nga Rama duket qartë, se kryeministri ka tentuar që të fitojë mbështetjen e opinionin publik. Me veprimin e bërë ai tregon qartë se Partia Socialiste do t?i hapë listat e saj. Pra, PS-ja do t?i ketë listat e hapura.

Një formulë të tillë socialistët e kanë përdorur në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku këshilltarët bashkiakë, në listën e tyre të renditur vendoseshin sipas votave që ata merrnin në zonën e caktuar që mbulonin.

Mesa duket të njëjtën formulë, PS-ja do ta përdorë edhe tani për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Takimet me strukturat/ Basha shpall zgjedhjet e parakohshme në tetor

Pra, Rama do t?i hapë listat publikisht dhe nga ana tjetër sfida ngelet në dorë të Lulzim Bashës. Atij do t?i miratojë Reformën Zgjedhore, ashtu siç është firmosur marrëveshja. Dhe do të kemi përballë një mazhorancë me lista të hapura dhe një opozitë që mesa duket po ?qan? për listat e mbyllura.

Tani ?topi? është në fushën e Lulit sërish. Do të hapë listat edhe ai, ashtu siç kërkon shumica e opinionit publik, apo do të qëndrojë i mbyllur në guackën e tij me një tufë servilash të paaftë, të cilët i kanë garantuar vetëm humbje dhe me shumë gjasa do të jenë po ata që do ta çojnë drejt një tjetër disfate./ CNA.al

Analiza e Rusmajlit për koalicionet në 2013, që vlen njësoj edhe sot

?Jo koalicione?/ Rusmajli: Listat e hapura kanë disa efekte negative

Reforma Zgjedhore/ Rusmajli: Partitë e vogla duan koalicion për të anashkaluar pragun 5%

Lajmet e fundit nga