Sport
Renditja e re/ Partizani rihap kampionatin, distanca me Kukësin mund të shkojë 4 pikë

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i frikës mes Partizanit dhe Tiranës. Festë në frymën e fundit për bardheblutë e Emanuel Egbosë të cilët ishin duke u mposhtur me rezultatin 1-0 deri në minutën 90+2, kur talenti Ernest Muçi barazoi shifrat.
Një barazim si fitore për bardheblutë. Partizani zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u futi drithërimat bardhebluve me golin e Melos, por Tirana ia doli të shënonte një gol në minutën e dytë shtesë me Muçin, që mund të jetë edhe goli i titullit.
Barazimi për të kuqtë nuk vlen edhe aq shumë, ndërkohë për Tiranën, për mënyrën se si erdhi, mund të konsiderohet edhe si fitore.
Tashmë distanca me Kukësin është 7 pikë, por verilindorët luajnë nesër dhe nëse fitojnë do shkonte në 4 pikë…
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur
Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë...