Connect with Us

Reforma zgjedhore/ Si po i fut në “burg” Luli Basha, përfaqësuesit e PS në KQZ

Politikë

Reforma zgjedhore/ Si po i fut në “burg” Luli Basha, përfaqësuesit e PS në KQZ

Publikuar

-

Kur e thotë e bën! Ky është Luli Basha, kreu i Republikës së Re. Kështu ka ndodhur edhe me përfaqësuesit socialistë në KQZ.

Lulzim Basha deklaroi një vit më parë se ata do mbanin përgjegjësi penale dhe do futeshin në burg në rast se do organizonin zgjedhjet e 29 qershorit, të cilat presidenti Ilir Meta i kishte çdekretuar, pasi i kishte shpallur rreth 8 muaj më parë.

Denar Biba
Denar Biba

Basha tha se Denar Biben, Bledar Skënderin, Edlira Jorgaqin dhe Rezarta Bitrin, bandën e Ramës në KQZ, do i çonte përpara drejtësisë për krimin elektoral të 29 qershorit.

Pas kësaj filloi edhe kërcënimi i dytë, KQZ dhe përfaësuesit e PS do futeshin në burg në rast se nuk zbaronin dekretin e ri të Ilir Metës për të zhvilluar zgjedhjet në 13 tetor 2019. As kjo nuk ndodhi, tani pritej vetëm që Basha t’i padiste, dhe t’i burgoste.

Rezarta Bitri
Rezarta Bitri

Dhe kur thotë ai e bën!
Në 5 qershor 2020 ai firmosi një marrveshje të re me Edi Ramën, ku “fitorja më e madhe” ishte largimi Klement Zgurit se antarët e PS e kishin vendin në burg, siç kishte deklaruar Luli. Por, po të lexosh marrveshjen dhe ndryshimet, përfaqësuesit socialist të KQZ, Basha me propozimet e tij i ka shpërblyer me dhjetra e qindar milionë lekë. Pra jo vetëm që s do burgosen por do ju quhet mandati deri në fund do marrin dhe pagë tranzitore.

CNA.al ka siguruar amendamentet ligjore dhe mjafton të lexoni nenin 182 i cili ndryshohet me këtë formulim:

1. Antarët e KQZ , në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji lirohen nga detyra me zgjedhjen e Komisionerit sipas këtij ligji.

2. Antarët e liruar nga detyra përfitojnë nga KQZ-ja pagën e plotë deri në datën kur mbaronte mandati i tyre. Pas kësaj date ata trajtohen në përputhje me ligjin nr.8097, datë 23.03.1996, “Për pensionet suplementare të personave që kryejnë detyra kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Luli Basha deklaroi një vit më parë disa herë se do i fuste në burg socialstët e KQZ, ndërsa sipas këtyre amendamente ligjore ata marrin një thes më parë dhe “fitorja” e Lulit është largimi i Klement Zgurit. Pra reforma zgjedhore duket të jetë një tjetër vrimë në ujë, por në këtë rast nxjer zbuluar sërish Luli Bashën.

Ja si “do burgoset” paguhet “banda e Ramës” në KQZ

Bledar Skënderi
Bledar Skënderi

Sipas ndryshimeve të dakortësuara në 5 qershor, “banda” nuk do burgoset siç na premtoi Luli, por do paguhet nga disa dhjetra milionë lekë.

Denar Biba, ka ende dhe shtatë muaj mandate, me pagë reth 2 milionë lekë të vjetra do fusë në xhep 14 milionë lekë, në vend të burgut.

Bledar Skënderi, ka ende 4 vite mandate dhe përfiton gati 100 milionë lekë, në vend të burgut.
Rezarta Bitri, ka gati katër vite mandate dhe do përfitojë edhe ajo gati 100 milionë lekë.
Edlira Jorgaqi në vend të burgut që tha Luli do përfitojë pagën rreth 2 vjet, që sh

Edlira Jorgaqi
Edlira Jorgaqi

kon mbi 40 milionë lekë të vjetra.

E gjithë reforma e suksesshme zgjedhore e Lulit dhe burgu për “bandën e Ramës” në KQZ ka përfunduar me rreth 255 milionë lekë shpërblim për 4 banditët.

Këtu nuk përfshihet pjesa e dyte e përfitimit, ajo nga mbajtja e detyrës kushtetuese që ka një periudhe pagese 3 vjeçare pas mandatit.

Fitorja duket të jetë e madhe disa qindar milionë lekë do përfitojë “banda e Ramës” në KQZ, që Luli zgjodhit në vend të burgut tju mbushë xhepat plot e përplot./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE