Sport
VIDEO/ Triumf në frymën e fundit, Malçi bën heroi dhe i dhuron 3 pikë Bylisit ndaj Flamurtarit

Ndeshje dramatike, Bylisi ka triumfuar në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-3. Frosald Malçi ishte heroi i ballshiotëve, që realizoi dopietë duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Dovedan, përballë vlonjatëve që bënë një paraqitje tepër dinjitoze.
FT| FLAMURTARI-BYLIS 2-3
Hoxhaj 36’/ 32′ Malçi, Hidi 63′ (p)
KOMENTI LIVE:
90’+ 7 Dramë në Vlorë! Bylis merr fitoren në frymën e fundit ndaj Flamurtarit. Pas një goditje dënimi, Malçi godet fort brenda zonës së Flamurtarit dhe vulos fundin e takimit. Miqtë në delir.
77′ GOOOL! FLAMURTARI-BYLIS 2-2!! Ribaj nuk gabon para Hidit. Rihapet sërish sfida!!!
63′ GOOOOL! Flamurtari-Bylis 1-2!!! Isli Hidi mposht homologun Moçka duke kthyer në gol penalltinë e fituar!
61′ Penallti për Bylisin. Arbitri akordon 11-m. Qarri ndërhyn ndaj Peçit, por vlonjatët kontestojnë gjyqtarin.
36′ GOOOOL! Flamurtari-Bylis 1-1!!!! Vlonjatët kthejnë “reston”! Hidi godet topin, por rikuperohet në mesfushë nga njëri prej lojtarëve të Flamurtarit! Ardit Hoxhaj përditon dhe barazon ndeshjen.
32′ GOOOOL! Flamurtari-Bylis 0-1. Malçi depërton lehtësisht brenda zonës së vlonjatëve, godet fort dhe nuk i jap asnjë mundësi Moçkës.
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Aliaj, Vrapi, Rrapaj, Lucas Ramos, Haruni, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi
BYLISI: Hidi, Ntephe, Shkalla, Janku, Peposhi, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mozzone, Malçi. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë : Blerim Ziri, Erind Burgu, Uran Korra, Roxhers Muska.
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur
Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë...