Connect with Us

PS mbështet hapjen e listave/ Nuk preket pakti me PD dhe LSI

Politikë

PS mbështet hapjen e listave/ Nuk preket pakti me PD dhe LSI

Publikuar

-

PS mbështet hapjen e listave/ Nuk preket pakti me PD dhe LSI

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore.

Gjatë këtij takimi, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca socialiste e mbështet hapjen e listave, por kjo është nismë e pavarur, që nuk prek draftin e marrëveshjes së 5 qershorit me PD-LSI.

“Na rezulton se shqiptarët duan që të shprehin një votë jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe një votë për njërin për kandidatët në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Ky është një hap i rëndësishëm për një demokratizim më të plotë të jetës politike në vend. PS-ja ka qenë refleksion i asaj që do shumica dhe në këtë këndvështrim, mbështesim një hapje të listave, që mund të garantojë garancitë e përfaqësimit të drejtë gjinor, që të mos kemi vetëm burra në parlament. Procesi për hapjen e listave ecën në mënyrë të pavarur nga drafti i 5 qershorit. Në kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, në 15 korrik komisioni i ligjeve do i diskutojë dhe nuk do të preket asnjë prej atyre. Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur nga njëra tjera” tha ai.

LEXO EDHE:  Rama: Duhet tërmet që t’a shembë nga themelet sistemin e Drejtësisë

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se “Është momenti për të deklaruar një qëndrim të formësuar pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për hir të së vërtetës për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas takimit me Ramën/ Grenell “zbarkon” në zyrën e Metës

Publikuar

-

Nga

Presienti Ilir Meta ka takuar ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Meta shprehet se mbështet përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Sipas presidentit kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqënien për qytetarët dhe brezin e ri.

Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata e zjarreve në Shqipëri/ Peleshi: Presim që flakët të shuhen brenda disa orëve

Publikuar

-

Nga

Peleshi: Baza e Kuçovës po jetësohet, projekti gati në fund të muajit tetor

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vëzhguar nga afër zonat që janë përfshirë nga flakët. Peleshi ka bërë me dije se e vetmja zonë aktive për momentin është ajo e Karaburunit, ndërsa theksoi se Forcat e Armatosura po viojojnë me punën për shuarjen totale të flakëve. Ai tregon se situate është e menaxhuar dhe po punohet në mënyrë intensive.

LEXO EDHE:  Kryeministri i paaftë dhe antishqiptar/ Europa e dëgjon më përçmim   

Presim të shuajmë zjarret brenda disa orëve. Forcat e Armastosura janë në të gjithë territorin. Situata deri më tani është menaxhuar me sukses. E vetmja vatër zjarri është Karaburuni. Rreziku ende prezent do të vijojmë punën me intensitet.  Puna e forcave njerëzore është e pazavendësueshme”, ka thënë Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas ultimatumit të Yuri Kim për Bashën/ Berisha mesazh demokratëve

Publikuar

-

Nga

Kush e ndëshkoi dhe tradhëtoi Sali Berishën?!

Ish kryeministri Sali Berisha u ka rikujtuar sot demokratëve, një premtim që u ka bërë vitëemë parë.

Me anë të një video në rrjete sociale, Berisha shkruan se “ju përshëndes me betimin tim solemn para demokratëve të Shqipërisë”.

Në video ai premton se çfarë do që do të ndodhë do të vazhdojë të mbetet njëri prej tyre në PD.

“Sikur 1000 të mbesin, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesin do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, deklaronte Berisha vite më parë në videon, të cilën e ka postuar sot.

LEXO EDHE:  “Nuk jam si Monika”/ Meta flet për marrëdhënien e “çuditshme” me Ramën

LEXO EDHE:  Foto dite/ Berisha, Rama, Ardian Klosi 25 vite më parë

Këtë premtim Berisha e risjell, disa ditë pasi ambasadorja amerikane i dha ultimatum Lulzim Bashës për largimin e Berishës nga PD dhe nga Kuvendi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE