Connect with Us

“Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon ofertën e Ramës

Politikë

“Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon ofertën e Ramës

Publikuar

-

Rama Basha, marreveshja e 17 majit 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka aluduar sot për një pakt të mundshëm so ofertë e kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Edi Rama e shikon si pazar të pistë politikën.

Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se kjo bëhet për arsye sipas tij Rama ka frikë nga koalicioni opozitar.

LEXO EDHE:  Prokurori nxjerr zbuluar Ramën/ Shkeli në flagrancë nenet e Kushtetuetës

“Heqim koalicionet, ti president, unë kryeministër. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar i pistë. Por, kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 120 deputetë”-tha ndër të tjera Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër koronavirusit, gati në vjeshtë

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër koronavirusit, gati në vjeshtë

Instituti i lartë i Gjermanisë për sëmundje infektive (RKI) ka rritur shpresat se deri në vjeshtë të këtij viti, vaksina Covid-19 do të jetë gati.

“Parashikimet paraprake tregojne që disponueshmëria e një ose disa vaksinave të duket e mundur deri në vjeshtë të vitit 2020,” tha Instituti Robert Koch, por paralajmëroi se mund të duhet më shumë për ta vënë pandeminë nën kontroll, shkruan DW.

Në një artikull të titulluar “Pandemia në Gjermani në muajt e ardhshëm” RKI paralajmëroi se ndikimi i çdo vaksine mund të shikohet nga mutacionet virale ose ndërlikimet që lidhen me imunitetin e zgjatur.

LEXO EDHE:  Prokurori nxjerr zbuluar Ramën/ Shkeli në flagrancë nenet e Kushtetuetës

LEXO EDHE:  “Ju keni përjetuar tërmet çdo ditë”/ Basha viziton banorët e strehuar në “Astir”

Ky lajm i mirë nga RKI vjen në kohën kur në Gjermani numri i infeksioneve është në rritje.



Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të mbeten vigjilentë, pasi këtë të mërkurë, vendi regjistroi dhe shifrën më të lartë të infeksioneve që nga 9 maji./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pandemia s’mund të falsifikohet”/ Duma nxjerr videon e gazetarit: Si po mashtron qeveria

Publikuar

-

Nga

“Pandemia s’mund të falsifikohet”/ Duma nxjerr videon e gazetarit: Si po mashtron qeveria

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video të gazetarit Erion Skëndo, i cili përgënjeshtron deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shifrat e të infektuarve.

Duke iu referuar deklaratës së tij, Duma thotë se pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Demokratja thekson se politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.



“Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.  Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

LEXO EDHE:  Prokurori nxjerr zbuluar Ramën/ Shkeli në flagrancë nenet e Kushtetuetës

LEXO EDHE:  “Ju keni përjetuar tërmet çdo ditë”/ Basha viziton banorët e strehuar në “Astir”

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë  deri në manipulim shifrash. Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota. Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë”, shklruan ajo krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize.

Shehaj sqaron se “një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona”.



Ish deputeti i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për të mbrojtur veten nga Covid.

“Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.
Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.
Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në moment e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë”, shkruan Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE