Connect with Us

“Po dominojnë moshat e reja”/ Pipero: Maska me detyrim edhe në rrugë

Shëndeti

“Po dominojnë moshat e reja”/ Pipero: Maska me detyrim edhe në rrugë

Publikuar

-

“Po dominojnë moshat e reja”/ Pipero: Maska me detyrim edhe në rrugë

Prej disa javësh, situata nga koronavirusi në Shqipëri paraqitet shqetësuese.  Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon se në numrat e shtuar të të infektuarve javët e fundit po dominojnë moshat e reja.

Ndonëse komplikacionet më të mëdha vijojnë t’i paraqesin të moshuarit apo të sëmurët kronikë ka dhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.

Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, shprehet Pipero, për Abc neës.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

LEXO EDHE:  Humori në rrjetet sociale sfidon koronavirusin

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë. Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, thotë Pipero./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Edmond

    10 Korrik, 2020 at 7:09 pm

    O ty ftyr mut te qi…sha tane Robt ,o plere e ndyre pse perhap panik o kurv burre!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Më vdekjeprurëse se koronavirusi/ Një “pneumoni e panjohur” kërcënon njerëzimin?

Publikuar

-

Nga

Kazakistani po përballet me një ‘pneumoni të panjohur’ më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. Të paktën kështu raportojnë autoritetet kineze.

Paralajmërimi vjen pasi autoritetet e Kazakistanit kanë paralajmëruar për një valë të  dytë të Covid-19, por edhe një rritje të rasteve të pneumonisë. Ministria e shëndetësisë këmbënguli duke thënë se  pretendimi kinez për pneumoninë nuk ishte i vërtetë, shkruan  Daily Mail.

Ministria e Shëndetësisë së Kazakistanit ka regjistruar më shumë se 32,000 raste të pneumonisë midis 29 qershorit dhe 5 korrikut  dhe 451 viktima. Ndërkohë numri zyrtar i rasteve me koronavirus  në Kazakistan është 53.021, dhe 296 viktima, raporton abcnews.al.

Rreth 28,000 pacientë që vuajnë nga kjo pneumoni e panjohur janë shtruar në spital. Fotot dhe videot e publikuara tregojnë të afërmit e viktimave që radhiten para një morgu në qytetin më të madh Almaty për të marrë kufomat e të afërmve.

Ambasada kineze deklaroi se Kazakistani konfirmoi 1.772 viktima nga pneumonia në gjysmën e parë të vitit, me vetëm  628 në qershor, disa prej të cilëve ishin shtetas kinezë.

“Departamentet e shëndetësisë po kryejnë studime në lidhje me virusin e pneumonisë, por ende nuk kanë identifikuar virusin”.

Saule Kisikova, shefi i departamentit të kujdesit shëndetësor në kryeqytetin Nursultan, tha për agjencinë e lajmeve Kazinform: ‘Rreth 300 persona të diagnostikuar me pneumoni po shtrohen në spital çdo ditë’.

LEXO EDHE:  U infektua me Covid-19/ Ndërron jetë mësuesi i jashtëm grek i shkollës private në Korçë

LEXO EDHE:  Covid-19 do të rikthehet në vjeshtë?/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Nuk do të futeni më në karantinë

Vendi po nxiton për të blerë 1.600 ventilatorë shtesë dhe 800 ambulanca për të përballuar rritjen alarmante, thonë raportet. Presidenti Kazakistan Kassym-Jomart Tokaev në një fjalim televiziv paralajmëroi: ‘Tani më  e rëndësishme është  të shmangim panikun në shoqëri’.

“Ne në thelb kemi të bëjmë me një valë të dytë të koronavirusit, shoqëruar me një rritje të infeksioneve të pneumonisë,” tha ai.

‘Kërcënimi i koronavirusit nuk duhet të nënvlerësohet. Është e gabuar të mendosh se është një grip i zakonshëm, është një sëmundje shumë më e fshehtë dhe e rrezikshme, ‘tha ai.

Paralajmërimi i Kinës në lidhje me pneumoninë e panjohur, duket i njejtë me kohën  kur shkencëtarët kinezë njoftuan botën në janar se ata kishin zbuluar një virus si kurrë më parë që i ngjante pneumonisë, i njohur tani si SARS-CoV-2.

Diplomatët u kërkuan shtetasve kinezë të ndërmarrin të njëjtat masa paraprake siç vepruan me koronavirusin, i cili ishte me origjinë nga Ëuhan dhe ka infektuar më shumë se 12 milion njerëz në mbarë globin. Kjo do të thotë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në rastet kur është e nevojshme, të përdorin  maska për fytyrën, të praktikojnë distancën sociale dhe të lajnë duart  shpesh.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19 prek edhe Gjykatën e Posaçme/ Rezulton pozitiv një gjyqtar

Publikuar

-

Nga

Covid-19 prek edhe Gjykatën e Posaçme/ Rezulton pozitiv një gjyqtar

Covid-19 duket se ka prekur edhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

CNA.al ka mësuar se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, Sandër Simoni, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Mësohet se gjyqtari Sandër Simoni ka zhvilluar disa seanca gjyqësore gjatë ditëve të fundit, ndërsa seancat e planifikuara për në vijim janë anulluar.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Shërohet nënë Rukija nga koronavirusi, 84-vjeçarja lë spitalin

LEXO EDHE:  Mbi 40 të shtruar në Spitalin Infektiv/ Pëllumb Pipero flet për gjendjen e pacientëve

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, u mbyllën edhe Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi rezultuan pozitivë dy gjyqtarë dhe një punonjës.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

90 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit/ Ja sa arrin në total numri i të infektuarve

Publikuar

-

Nga

90 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit/ Ja sa arrin në total numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetëisë bën të ditur se në vendin tonë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid-19.

Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive, duke e çuar kështu në total numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë, në 3287 persona.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Shërohet nënë Rukija nga koronavirusi, 84-vjeçarja lë spitalin

LEXO EDHE:  “Koha është për të dale!”/ Manjani: Ç’qe për tu bërë u bë, vendi të lirohet një orë e më parë!

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.
Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.
Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17”-tha Dr. Flutura Beqo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE