Kronika
Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në selinë e degës së Partisë Demokratike, në Devoll, mesditen e sotme. Mësohet se kreu i degës së PD-së në Devoll, Arben Miza, është dhunuar nga drejtues dhe militantë që merrnin pjesë në një mbledhje zyrtare.
Burimet nga vend ngjarja i thanë CNA.al se ngjarja ka ndodhur sot gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Mësohet se kreu i degës lokale Arben Miza, është dhunuar fizikisht nga Romeo Hajdërlli, nga fshati Sul i Devollit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima.
Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe pastaj situate ka degraduar në përdorim të forcës. Ndërkohë, të deleguarit Mima dhe Hasa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja duke mos bërë asnjë reagim.
Bëhet me dije se konflikti ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listen garuese në zgjedhjet e vitit 2021.
Nga ana tjetër, “selia blu” nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen duke e mbajtur të fshehur./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Blindohet Nënë Tereza/ Dritan Dajti niset me urgjencë në spital
Dritan Dajti është nisur me urgjencë në spitalin Nënë Tereza. Nën masa të rrepta sigurie, mësohet se Dajti është dërguar në spital ndërkohë që nga...

I infektuar me Covid/ Pedagogu në gjendje të rëndë psikologjike, hidhet nga kati i shtatë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka tentuar që ti japë fund jetës duke u...