Connect with Us

Pesë lojtarë të Partizanit me COVID-19, FSHF merr vendimin për derbin

Sport

Pesë lojtarë të Partizanit me COVID-19, FSHF merr vendimin për derbin

Publikuar

-

Nuk ka më dilema, FSHF merr vendim përfundimtar për derbin Partizani-Tirana.

Situata kaotike tek të kuqtë vendosi në dyshim zhvillimin e ndeshjes së sotme në orën 20:45 në “Air Albania”.

Por pak minuta më parë FSHF ka konfirmuar zyrtarisht për “Panorama Sport” se përtej situatës ku pesë lojtarë të kuq kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, është rënë dakord që takimi të luhet në orën e programuar dhe të mos ketë shtyrje.

Sot derbi rikthehet në stadiumin e ri, por pa praninë e tifozëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kastrioti godet në merkato, firmos me 2 futbollistë brazilianë

Publikuar

-

Nga

Kastrioti ka nisur merkaton dhe afrimet e para vijnë nga jashtë vendit. Bëhet fjalë për dy braziliani. Agnaldo Moraes, mesfushor që është aktivizuar për disa vite me Molde në Norvegji, do të luajë në Superiore. Ai ka firmosur me krutanët dhe pritet të zbarkojë në Shqipëri brenda kësaj jave.



Lojtari tjetër luan si sulmues dhe ai është Devid de Santana Silva. 24-vjeçari, shtatlartë, ka luajtur në kampionatet rajonale në Brazil dhe nuk është se ka spikatur me golat e shënuar. Në Krujë shpresojnë që të jetë një lojtar që mund t’u bëjë punë këtë sezon në Superiore.

Kastrioti ende nuk ka nisur përgatitjet, ndërkohë që po punohet që më parë grupi të plotësohet me lojtarë dhe trajneri Ramadan Ndreu më pas të mendojë për pjesën e stërvitjes. Drejtuesit e klubit krutan janë në bisedime me disa futbollistë, të cilët e njohin kampionatin tonë, por ende nuk ka marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fitoi “Këpucën e Artë”, zbulohet çfarë do të ndodhë me sulmuesin Nuabueze

Publikuar

-

Nga

Kirian Nuabueze këtë sezon u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores dhe ofertat drejt tij nuk kanë të ndalur, me Laçin, që do e ketë shumë të vështirë ta mbajë në gjirin e skuadrës. Nuabueze dëshiron të bëjë një hap më lart në karrierë dhe klubi bardhezi dëshiron të fitojë nga shitja e tij, por më parë ka në plan ta ketë në dispozicion për ndeshjet në Europë.

Brenda pak ditësh kurbinasit luajnë ndaj Keshla dhe trajneri Cungu do të vuante shumë për ta zëvendësuar në rast se amerikani zgjedh të largohet. Megjithatë, duket se është gjetur konsensusi i duhur. Klubi ka gjetur dakordësinë me 27-vjeçarin për ta mbajtur deri në fund të aventurës në Europa League.



Pas kësaj Laçi do e lërë të lirë goleadorin, kontrata e të cilit nuk dihet kur përfundon, pasi klubi ka zgjedhur të mos e bëjë publike. Ofertat drejt sulmuesin sa vijnë e shtohen, teksa interes konret kanë shfaqur nga Turqia dhe Izraeli. Ai shënoi plot 24 gola këtë sezon dhe është lojtari i parë në dy dekadat e fundit, që arrin të fitojë Këpucën e Artë me Laçin.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E konfirmon media prestigjioze spanjolle/ Ja 2 klubet që kërkojnë shërbimet e Sadikut

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku është rikthyer në formën e tij ideale. Pavarësisht dëmtimit të rëndë, sulmuesi i Kombëtares gjeti forcat që në një sezon të vështirë dhe të çuditshëm prej pandemisë të realizojë 13 gola në Ligën e Dytë Spanjolle.



Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares për paraqitjet që ka bërë në sezonin që lamë pas. “Pogon Pogon dhe Aris janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim zyrtar për shërbimet e tij. Me 13 golat e shënuar, Sadiku ka rikthyer vlerën e tij maksimale për t’ia shpërblyer Levantes pagesën prej 1 milion eurosh te Legia e Varshavës. Sadiku ka edhe një vit kontratë dhe Levanten, që mund të përfitojë prej formës së tij vlerën maksimale”, ka shkruar ndër të tjera prestigjiozja spanjolle. Për bomberin kuqezi pritet një merkato interesante për të mësuar të ardhmen e tij.

LEXO TE PLOTE