LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

10 Korrik 2020, 09:04, Kronika CNA
OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë tre shtetasve, përkatësisht një banues në Lushnje dhe dy të tjerë në Kavajë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?, kryer në bashkëpunim?;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lajmet e fundit nga