LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Në mes të pandemisë, mijëra qytetarë të Laçit 1 muaj pa ujë të pijshëm!"

10 Korrik 2020, 20:48, Sociale CNA
"Në mes të pandemisë, mijëra qytetarë të

Gjatë takimit me banorët e grupseksionit nr. 5 në Sanxhak, Laç, mbi propozimet e kandidatëve të Partisë Demokratike për pushtetin qendror dhe atë lokal, kreu i FRPD Belind Këlliçi ka denoncuar një problem shqetësues për këta banorë.

Sipas kreut të FRPD, mungesa e ujit të pijshëm prej më shumë se 1 muaji, në Sanxhak, Laç dhe Kurbin është një problem real edhe pse tingellon e pabesueshme ne 2020, përpos kushteve të vështira ekonomike dhe mjerimit që ka pllakosur kudo, banorët tashmë përballen dhe me mungesen më bazike në keto kushte pandemie.

“Procesi i propozimeve te kandidateve te Partise Demokratike per pushtetin qendror dhe ate lokal, vijoi me grupseksionin nr. 5 ne Sanxhak, Laç. Transparence, pozitivitet dhe pergjegjshmeri maksimale ne cdo propozim!

Nje nder problemet kryesore te diskutuara ne Sanxhak, pas procesit te propozimeve ne zbatim te Udhezimit nr. 60 te PDSH, ishte dhe mungesa e ujit te pijshem prej me shume se 1 muaji, ne Sanxhak, Laç dhe Kurbin! Edhe pse tingellon e pabesueshme ne 2020, me mijra qytetare te Kurbinit, perpos kushteve te veshtira ekonomike dhe mjerimit qe ka pllakosur kudo, tashme perballen dhe me mungesen me bazike ne keto kushte pandemie!

Nderkohe qe qeveria vijon propaganden dhe situata e menaxhimit te pandemise shkaktuar nga Covid-19 ka dale teresisht jashte kontrollit, nderkohe qe kudo behet thirrje per respektimin e distances sociale dhe ruajtjen e higjienes personale, ne nje sjellje teresisht kriminale dhe primitive, Edi Rama i mohon ujin e pijshem mijra e mijra qytetareve!

Ndaj shpresa e vetme per rikthimin e Shqiperise ne normalitet, mbetet vetem Partia Demokratike. Bashke do ja dalim”, shkruan Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga