LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

10 Korrik 2020, 11:41, Politikë CNA
Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

Kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë se nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor, por është i gatshëm për hapjen e listave.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët për Reformën Zgjedhore, Rama tha se ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.

“Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.?-tha Rama.

Po ashtu, ai është shprehur i prerë se nuk do të preket as madhësia e zonave zgjedhore, por shtoi se KQZ do të preket sipas marëveshjes së arritur në 5 qershor.

?Madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se ‘nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.

Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtsisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.?-u shpreh Edi Rama.

Sa i takon akuzave të opozitës jashtë parlamentare, Rama i cilësoi si marëzi, pasi sipas tij hapja e listave nuk prish marëveshjen.

?Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe. Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta cuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi” tha Rama.

Lajmet e fundit nga