LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merret vendimi, ja kur do të nisë sezoni i ri i Bundesligës gjermane

10 Korrik 2020, 15:15, Sport CNA
Merret vendimi, ja kur do të nisë sezoni i ri i Bundesligës

Sezoni i ri futbollistik në Gjermani do të nisë me Kupën e Gjermanisë me 11 shtator, me këtë kompeticion që do ketë sfida deri më 14 shtator. Më pas rradhën do e ketë Bundesliga ku java e parë do luhet nga 18 deri me 21 shtator.

Një pushim shumë i shkurtër do jetë gjatë festave të fundvitit, vetëm një javë nga 24 dhjetori deri në 1 janar. Bundesliga do të mbyllet me 22 maj, pasi në qershorin e ardhshëm do zhvillohet Europiani 2021. Të njëjtat data janë vendosur edhe për Bundesligën 2, me përjashtim të datës së mbylljes së kampionatit që do jetë 23 maji.

Ndërsa finalja e Super Kupës do luhet me 30 shtator. Këto janë vendimet e federatës gjermane të futbollit për sezonin e ardhshëm.

Lajmet e fundit nga