LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Maskat janë domosdoshmëri”/ Pipero propozon masa drastike: Nuk kemi armë tjetër  

10 Korrik 2020, 06:29, Lifestyle CNA
“Maskat janë domosdoshmëri”/ Pipero propozon masa

Mjeku i njohur infeksionist, profesor Pëllumb Pipero ka bërë apel për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës, si e vetmja mënyrë për t?u mbrojtur nga infektimi me Covid-19.

I ftuar në ?Ëake up? në Top Channel, profesor Pipero theksoi se mbajtja e maskës na mbron deri në 95%.

Gjithashtu ai propozoi që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme me ligj, ndërsa shtoi se duhet të parashikohen edhe masa ndëshkuese, si gjoba, për ata që nuk vënë maska.

?Vendosja e maskës na mbron deri në 95%. Duhet të sanksionohet me ligj mbajtja e maskës, të vendoset edhe gjoba. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo në grumbullime është domosdoshmëri, madje mund të them se nuk është e tepërt mbajtja e saj, edhe në rrugë.

Maska është mbrojtja më efikase, nuk kemi armë tjetër në dorë veç maskës dhe distancimit social. Distancimi është relative, ndërsa maska është më efikase?-tha ndër të tjera professor Pipero./ CNA.al

Lajmet e fundit nga