Connect with Us

Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty

Politikë

Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty

Publikuar

-

“Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël, nëse do ndryshim

Nga Kreshnik Spahiu*

Ndodh dhe kështu, që një kauzë 7 vjeçare të shembet me 7 fjali dhe për 7 minuta.
– PD kundër votës emigrantve,
– PD kundër votimit elektronik,
– PD kundër depolitizimit komisioneve,
– PD kundër heqies koalicioneve,
– PD kundër lëvizjeve të reja,
– PD kundër uljes pragut 5%
– PD kundër ndryshimit sistemit elektoral
Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyj 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019.
Me të drejtë lind pyetja pse bojkoti zgjedhjet në 2019?
Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet.
A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral?
A e dini që Partia Demikratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e kryetarit.
A e dini sa vota ka marr Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur?
1.200.000 vota me sistemin e hapur
450.000 vota me sistemin e mbyllur.

Çdo lexues do pyes:
Pse atëherë PD ka frikë ta ndryshoj sistemin?
– sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 vite më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptar. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrin tek dera, qindra ish të punsuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur nē dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj,
– sepse ndryshimi i sistemit e nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar,
– sepse ndryshimi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ja marrin kreun e partisë,
– sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli,
– sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatve për deputet që ti vendos në krye të listave,
– sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumëm sesa Gaz Bardhin…… dhe kështu bie hierarkia e paetisë.
– sepse me lista të hapura nuk bën dot pazar me kryetarët e partive të koalicionit
– sepse me ndryshim sistemi nuk bën dot koalicion me Monika Kryemadhin
– sepse me heqien e koalicioneve PD s’ka shpresë edhë për 30 vjet të dal parti e parë.
– sepse me një sistem të ri fiton një parti me struktura të forta dhe jo të shkatrruara si kjo OJQ-ja e Lulit
– sepse me sistemin e ri duhe vota nga emigrantët dhe Partia Demokratike ka zero struktura në diasporë
– sepse emigrantën nuk e voton askush Monikëm apo kthimin e Berishës
– sepse 500.000 emigrant jugor në Greqi nuk votojnë atë që i ndryshoj kombësitë nga shqiptare në greke,
– sepse me votën elektronike nuk ankohet dot pas humbjes që mi vodhën votat.
Për të gjitha këto arsye Partia Demokratike është dhe do mbetet kundër ndryshimit sistemit dhe kundër listave të hapura.
Lulzim Basha ka filluar Teatrin që do e fundos atë dhe partinë e tij.
Ka hapur garën fasadë dhe 5000 demokrat do aplikojnë për deputet.
Ky do jetë fundi i partisë së tij sepse ai mund kandidoj vetëm 70 veta në pozicione fituese nga 5000 që kanë aplikuar.
Me këtë logjikë 4930 do i bëhen armiq se nuk do i kandidoj. Duke pas parasysh inatin e shqiptarve të gjithë do jenë në fushatë për ta fundos sepse, në fund Luli do dal me listat që aprovon Sali Berisha dhe që parimisht do jenë të njëjtët emra që kishte në 2017 dhe që Berisha i dha besën që nëse e djegin mandatin ai do i garantoj futjen sërish nē listat e 2021.
Duroni se koha do të prodhoj sërish ermrat e palaçove dhe çarjen fatale të opozitës në prag zgjedhjes.
Fundja të gjithë “rrojmë për me tregue”

LEXO EDHE:  Maqedoni e Veriut: Anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Ata s’kanë objektiv të ndryshojnë dhe populli ti votoj si burra më të mirë.
Thjesht duan me prit kohën kur populli do lodhet me Ramën dhe këta të përfitojnë nga vota anti-Rama duke mos lejuar krijimin e asnjë partie të re opozitare që ti rivalizoj.
Për t’ja arritur këtij synimi, për ata s’ka rëndësi koha sepse kanë kursyer boll lek.
S’kanë rëndësi vitet që kalojnë.
Halli i demokratve, s’është halli tyre!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Meta letër KED: Vonesat të pajustifikuara

Publikuar

-

Nga

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vonesat dhe  problematikat në bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Në një letër drejtuar KED-së, kreu I shtetit I cilëson sit ë pajustifikueshme vonesat, ndërsa ripërsërit thirrjen që të angazhohet për të vijuar veprimtarinë e pandërprerë për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese në procesin e plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të plotë, brenda një kohë sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

LEXO EDHE:   “Basha një humbës kronik”/ Balla: 30 Qershorin nuk e luan topi



Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  Basha pranon ofertën amerikane/Ngelet vetëm data

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më poshtë letra e plotë drejtuar KED:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

Publikuar

-

Nga

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze ma targa falso

Prej rreth dy vitesh në krye të Ministrisë së Brendshme, gjenerali që u bë “kapter” partie, Sandër Lleshaj, vijon të numërojë “suksese” të panumërta.

E filloi duke dhënë urdhëra qesharakë, si ai për policët “barkdërra”, dhe mesa duket po ngrys ditët e tij të fundit, në BMW-në luksoze, blerë nga Policia e Shtetit, por që e përdor Lleshaj për të shëtit rrugëve të Tiranës.

Por, ndërsa Lleshaj vijon të “zhgrryhet” në BMW-në, luksoze, krimi vazhdon të trondisë vendin.

Në vetëm 48 orë, në vendin tonë kanë humbur jetën katër persona. Mbrëmjen e së dielës dy vajza të reja humbën jetën, ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura rëndë, në një aksident rrugor, sepse shoferi ishte Ii dehur dhe policia nuk dukej gjëkundi.

Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm, një tjetër person humbi jetën. 33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet I vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ndërkohë, po pasditen e djeshme një tjetër ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Një grua u vra nga kunati, për çështje “morali”.

Një tjetër ngjarje tronditëse për kryeqytetin ishte shpërthimi i fuqishëm te Vasil Shanto, paditen e djeshme. Një atentat mafioz, ku mbeti i plagosur rëndë Prend Gjini.

Në vetëm 48 orë, ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin, por për ministrin e Brendshëm, këto janë vetëm statistika, jo jetë të humbura.

Sandër Lleshaj është i sigurtë për veten e tij, dhe vazhdon të “zhgrryhet” në BMW-në luksoze, me targa false. Por, ende nuk ka publikuar dokumentet e blerjes së mjetit.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

“Kapter” Lleshaj vazhdon të grijë sallatë, del dhe në televizion me shpresen se do shpëtoje imazhin, por mirë është të tregojë dokumentet.

LEXO EDHE:  Basha pranon ofertën amerikane/Ngelet vetëm data

LEXO EDHE:   “Basha një humbës kronik”/ Balla: 30 Qershorin nuk e luan topi

Sandër Lleshaj flet për shifra dhe statistika, dhe mburret nëpër ekrane, në një kohë kur në tre muaj Shqipëria ka qënë e mbyllur, për shkak të pandemisë së Covid-19. As vetë Sandri nuk dilte nga frika, por kalonte më shumë kohë në vilën që shfrytëzon prej vitesh në Gjirin e Lalzit

Kur njerzit ishin në izolim, Sandri blinte BMW-në luksoze.

Ndërsa tani që dolën dhe plasën vrasjet, Sandri shëtit me BMË-në, si dikur rrugëve të Tiranës kur Agron Gjekmarkaj e shëtiste dhe prezantonte me njerzit pasi “kapteri” ju fliste kot gjysmës së njerzve.

Ndoshta mëshira kristiane e Gjekmarkajt të zhgënjyer nga Lleshaj mund t’i shërbejë “kapterit” si avokati për të shpëtuar nga turpërimi jo vetëm si ministër, por edhe si qytetar. Fatkeqësisht do mbahet mend si gjenerali që u kthye në “kapter” partie./ CNA.al

Të gjitha sukseset e “kapter” Sandër Lleshajt në Ministrinë e Brendshme

Lleshaj merr vendimin drastik/ Zbulohet urdhëri për “policët barkderra”



Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti kërkon “luftë”/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti kërkon luftë/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës ku është përkujtuar 78 vjetori i Konferencës së Pezës.

Meta shkruan se mesazhet që përcjell edhe sot pas 78 vitesh janë më aktuale se kurrë.

Në postimin e tij, kreu i shtetit shprehet me tone mjaft të forta, ndërsa kërkon “luftë”, sipas tij kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.



Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

LEXO EDHE:  Lobimi i PD-së/ Jozefina Topalli i kërkon llogari Bashës

LEXO EDHE:  Lobimi i PD-së/ Jozefina Topalli i kërkon llogari Bashës

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!”përfundoi Meta.

 

LEXO TE PLOTE