LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër gënjeshtrat më të freskëta nga Luli Basha

10 Korrik 2020, 14:02, Politikë CNA
Katër gënjeshtrat më të freskëta nga Luli Basha

Thonë se gënjen shumë, dhe kështu duket të jetë. Edhe presidenti Ilir Meta se ka kursyer Luli Bashën, duke thënë se “Luli të gënjen edhe për orën”. ai nuk e mban fjalën.

Çdo ditë e më shumë kjo thënie e Metës është vërtetuar, por sot le të sjellim katër gënjeshtrat e fundit fare. Luli foli shumë këto vite tha ?dua sistem mazhoritar?. Do e përmbysim, ju deklaronte aleatëve, sistem të ri zgjedhor, ka 7 vite që e thotë.
Sot doli publikisht dhe mbrojti sistemin që kemi në fuqi proporcional rajonal. Kjo është gënjeshtra e parë.

Basha ka deklaruar se nuk e njeh parlamentin dhe duhet që Edi Rama, të siguronte 84 votat, megjithëse janë të paktën 40 deputetë të listës së tij që hynë si zëvendësues. Votat për kalimin e Reformës Zgjedhore dje i siguroi Luli, pardje nuk e njihte parlamentin, dje nxori delfinët e tij që kërkonin marrveshjen e 5 qershorit, Rama ? Basha .

Gënjeshtra e tretë që u bëhet demokratëve është hapja e PD dhe zgjedhja e kandidatëve nga baza. Luli deklaroi në 2017 se ishte hera e fundit që ai bënte listën. Në bazë ka filluar një proces formal, ku propozohen emrat dhe Basha ka të drejtë të vendosë 20% të listës fituese, pa futur këtu gratë, pra deri në 40% po të fusim gratë, oprganizatat partnere, aleatët dhe drejtuesit e Republikës së Re që janë vendosur prej tij. Pra listën fituese do e bëjë prapë Luli.

Gënjeshtra e katërt dhe më e madhe bëhet çdo ditë në bazën e PD. Në tetor ka zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, duam kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie. Sot Luli deklaroi se fitorja e tij do ishte vitin tjetër. Tetori erdhi nuk është larg.
Këto katër gënjështra janë taze fare, megjithëse thesi i Lulit është shumë i madh./CNA.al

Lajmet e fundit nga