LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

10 Korrik 2020, 15:59, Kronika CNA
I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t?i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./CNA.al

Lajmet e fundit nga