Connect with Us

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime/ Shumica për PPP-të

Ekonomi

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime/ Shumica për PPP-të

Publikuar

-

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime/ Shumica për PPP-të

Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që janë kryesisht investime publike në infrastrukturë që kërkojnë mbështetje financiare shumëvjeçare.

Këto projekte kanë një kosto totale prej 507 miliardë lekësh, rreth 4 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që i referohen azhurnimeve të fundit, qershor 2020.

Nga kjo shumë deri më tani janë financuar 309 miliardë lekë (3.1 miliardë euro) dhe mbeten për tu financuar edhe 117 miliardë lekë të tjera rreth 930 milionë euro.

Nga projektet në zbatim detyrimin më të madh financat e publike e kanë ndaj rrugës së Arbrit. Sipas Ministrisë së Financave deri tani për ketë projektet janë paguar 5 miliardë lekë dhe mbeten për tu paguar edhe 67.4 miliardë lekë. Pagesat që duhen kryer ndaj rrugës së Aarbrit zënë gati gjysmën e angazhimeve në fuqi për investimet publike.

Projekti i dytë për të cilin qeveria ka marrë angazhim shumë vjeçare, është kontratat e koncesionit të rrugës së Kombit e cila do të financohet me mbi 10 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, teksa deri më tani janë disbursuar 609 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Abuzimi me koncesionet dhe PPP-të/ Basha publikon shifrat

Sipas të dhënave nga thesarit, projekti i tretë me angazhimin më të kushtueshëm është ndërtimi i rrugës Kardhiq- Delvine me një financim total 10 miliardë lekë ku mbeten të papaguara ende 4,2 miliardë lekë.

Siç shihet nga tabela e detajuar e Ministrisë së Financave angazhimet më të mëdha të pagesave për investimet në vijim janë ndaj kontratave koncensionare.

Monitorimi periodik i shpenzimeve për angazhimet shumëvjeçare të investimeve publike u ndërmor nga qeveria pas vitit 2013 me qëllimin për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Qeveria Rama kur erdhi në pushtet gjeti gati 500 milionë euro detyrime të prapambetura të cilat ishin krijuar nga qeveria e mëparshme, e cila kishte hapur fronte punimesh në rrugë më shumë se mundësitë financiare në buxhetin e shtetit.

Por sipas të dhënave të fundit detyrimet për financimin e kontratave buxhetore në fuqi po i afrohen të 1 miliardë eurove, shumë kjo që kërkon financime nga buxheti përtej një mandatit qeverisës./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë me pushime këtë vit

Publikuar

-

Nga

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë me pushime këtë vit, jo për shkak të Covid-19

Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet e shumë shqiptarëve për të shkuar me pushime këtë vit. Por më shumë sesa frika, arsyeja kryesore lidhet me pamundësinë ekonomike.

Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting,, gati 59% e shqiptarëve shprehen se nuk do të bëjnë pushime sivjet.

Vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin.

Pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime sepse nuk kanë mundësi ekonomike, 29%

Rezultatet tregojnë se pavarësisht situatës ekonomike apo frikës nga infektimi me COVID-19 rreth 36% shqiptarëve deklarojnë se po presin të shkojnë me pushime gjatë muajve korrik-gusht-shtator. Ka edhe nga ata që tashmë i kanë përfunduar pushimet, rreth 2 %.

Më tej, vërehet edhe një pjesë e qytetarëve që po presin lirimin e lëvizjes drejt destinacioneve turistike jashtë Shqipërisë për të shijuar pushimet jashtë vendit.

Nga arsyet që i pengojnë shqiptarët për të shkuar me pushime këtë vit, vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin. Kjo kategori e qytetarëve e konsiderojnë COVID-19 si arsyen kryesore për të anuluar pushimet e kësaj vere. Pjesa tjetër prej 51% që nuk do të bëjnë pushime këtë vit përmendin arsyet e lidhura me detyrimet që kanë me punën, familjen e tjera si dhe arsyen e lidhur me mundësitë ekonomike.

Duke shkuar në detaje, rreth 22% deklarojnë se kanë angazhime të tjera pune apo familjare, çfarë ua bën të pamundur të gjejnë  kohën për të shkuar me pushime sivjet. Anketa vë në dukje se pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime janë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, 29% (nuk do të shkojnë me pushime sivjet kryesisht për shkak të pamundësisë ekonomike).

Idra thekson se rezultati sipas të cilit gjendja ekonomike ngelet shqetësimi kryesor i shqiptarëve në këto muaj është mbështetur edhe nga anketa të tjera të mëparshme që ka realizuar IDRApoll.com.

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues për moshën nga 18 deri në 54 vjeç . Pjesë e këtij sondazhi u bënë 1017 të anketuar me anë të panelit të anketimeve online IDRApoll.com. Toleranca e gabimit për këtë anketim është 3.1% me një interval besueshmërie 95%./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Milot-Fier, të ardhurat e koncesionarit mbi 1.7 miliardë euro/ Shteti do t’i garantojë 121 milionë

Publikuar

-

Nga

Rruga Milot-Fier një afërë korruptive me fitues të paravendosur

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth dy javësh nga shpallja zyrtare e procedurës në një aktivitet të posaçëm garën për rrugën Milot-Fier. Në objekt të kontratës do të jetë  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier”. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me kontratat të mëparshme të bëra publike(rasti më i fundit Aeroporti i Vlorës që ka mbetur pezull) shteti ka marrë përsipër të garantojë trafikun e munguar në këtë seksion rrugor.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Konceisoni ka nje afat 35 vjecar por trafiku do te garantohet per me pak se gjysmen e viteve te operimit.  Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimlae prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Ekonomia po rritet; nuk e taksojmë më fort naftën

LEXO EDHE:  Lufta Qeveri-Presidencë/ Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 121.324.770 Euro” thuhet në dokumente.

Qeveria ka parashikuar që kjo pjesë pra e garancisë së shtetit të ketë edhe shumicën e pikëve kur vjen puna tek vlerësimi i ofertës financiare me plot 40 pikë.

Sa i takon elementëve të tjerë të ofertës financiare  Garancia e nivelit fillestar (nën nivelin e te ardhurave baze shteti nga viti i pare i operimit deri ne 2040)  vlerësohet me  20 (Njëzet) pike.

“Çdo Ofertues ka të drejtë të përfshijë një “shumë mbështetëse për Garancinë” nga shteti në ofertën e tij. Ofertuesi mund të përcaktojë “nivelin fillestar” në bazë të së cilit mund të kërkojë një pjesë të “shumës mbështetëse” në lidhje me të ardhurat për çdo vit. Kjo do te shprehet si përqindje % sic parapërcaktohet ne tabelën e mëposhtme si baza shtetërore e te ardhurave. Për shembull, nëse një ofertues ofron -10% te te ardhurave të raportuara do të fitojë më shumë pike se një tjetër që ofron – 5%” thuhet në sqarimin e MIE.

Shkalla e tarifës për kilometra për automjet konsiderohet elementi i tretë i ofertës financiare dhe maksimalisht është lënë në nivelin 00.75 euro/km. “Ofertuesi me tarifën më të ulët të kategorisë 2 (dy) “Automjete te lehta, do të vlerësohet me më shumë pikë, ku 0.075 eur/km është niveli maksimal. Cdo oferte mbi nivelin maksimal (0.075 eur/km) do te s’kualifikohet” vlerëson MIE./ Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria miraton fondin e rindërtimit/ Si do ndahen 4.85 mld lekë në 5 bashki

Publikuar

-

Nga

Qeveria miraton fondin e rindërtimit/ Si do ndahen 4.85 mld lekë në 5 bashki

Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendimin (lexo ketu) për të akorduar rreth 4.85 miliardë lekë nga Fondi i Rindërtimit, për banesat e ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit për pesë bashki në vend, atë të Durrësit, Tiranës, Kavajës, Lezhës dhe Krujës.

Bashkia e Durrësit do të marrë pjesën më të madhe të këtij financimi, 3 220 790 743 (tre miliardë e dyqind e njëzet milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë.

LEXO EDHE:  Euro 2016/ Rama: Çdo ministri i kam dhënë leje për të ndjekur vetëm një ndeshje

LEXO EDHE:  Qeveri dhe opozitë teknike/ Shqiptarët pa përfaqësim politik

Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 (shtatëqind e tre milionë e dyqind e njëzet mijë) lekësh.

Bashkisë Lezhë 249 450 000 (dyqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

Bashkisë së Krujës 660 700 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekë.

Ndërsa Bashkia e Kavajës përfiton vlerën më të ulët prej rreth 18 milionë lekë. (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE