LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egbo: Nuk presim të na dhurojnë pikë, ja pse nuk e kam futur Muçin më përpara

10 Korrik 2020, 21:11, Sport CNA
Egbo: Nuk presim të na dhurojnë pikë, ja pse nuk e kam futur

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas barazimit në sekondat e fundit në derbin ndaj Tiranës. Në prononcimin e tij për ?Gol pas Goli?, tekniku i skuadrës bardheblu u shpreh:

NDESHJA- Është spritni i fundit. Të gjithë skuadrat janë në ankth. Derbi dihet që nuk është një ndeshje e thjeshtë. Ishte një ndeshje që do shumë motivim dhe karikim. Në vinim nga humbja me Kukësin dhe humbja me Bylisin në Kupë që ka ndikuar në vetëbesimin e lojtarë. Duhet të jemi të kënaqur shyqyr zotit që barazuam në fund.

Ndërrimi nuk bëhet thjesht për t?u bërë. Ne shikojmë vendosjen e ekipit dhe gjendjen e lojtarëve. Hoqëm lojtarë krahun dhe futëm 2 sulmuesë. Muçi bëri atë që i kërkuam, të rinte afër Ngosë.

Ne kemi ndeshje në Kupë, pastaj do fillojmë të mendojmë për ndeshjet e kampionatët. Nuk presim që të na dhurojnë pikët, ose të presim nga ekipet e tjera. Është në dorën tonë titulli. Do të futemi në fushë për t?i marrë ndeshjet një nga një. Në fund të kampionatit do t?i bëjmë llogaritë.

A ËSHTË SKUADRA E BASHKUAR? Është e bashkuar, ne arritëm që në momentin e fundit të merrnim barazim. Të gjithë kanë qenë të bashkuar sot për të ndihmuar ekipin për të marrë këtë barazim sot që na takon.  Mbas ndeshjes me Kukësin, çunat na kanë dhënë besim që mund t?ia dalim. Duke qenë të bashkuar, ndihmojmë njëri tjetrin dhe do arrijmë objektivin që na takon. Atë bëmë dhe sot. Të bashkëpunojmë të gjithë brenda dhe jashtë fushe. I falenderoj çunat të gjithë.

STATISTIKAT E ERNEST MUÇIT- Nuk ka qenë në formën e duhur më përpara. Po vjen në formë tani. E kemi çuar edhe te U-19 dhe Tirana B për të arritur formën e duhur.

Lajmet e fundit nga