LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

10 Korrik 2020, 17:45, Kosova & Bota CNA
Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

Samiti Kosovë-Serbi i organizuar nga presidenti i Francës Macron me pjesëmarrjen e kancelares Merkel përfundoi pa marrëveshje për vazhdimin e dialogut. Video-konferenca do të vazhdojë të dielën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kumtuan pas video-samitit të sotëm se të dielën nuk do të vazhdojë dialogu i ngrirë para dy vitesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në vend të takimit të organizuar nga Miroslav Lajçak, ditën e dielë kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë do të vazhdojnë konsultimet përmes një video-konference me presidentin Macron dhe kancelaren Merkel. Ndërsa takimi i parashikuar të mbahet me datën 12 korrik në Bruksel është shtyrë për datën më 16 korrik.

“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik?, thuhet në komunikatën përbashkët të kancelares Merkel dhe presidentit Macron.
Hoti: Serbia nuk është e interesuar për normalizim

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi pas video-samitit se “marrëdhëniet me Serbinë mbeten për Kosovën një çështje shqetësuese?. Hoti tha se prej vitit 2011 janë arritur shumë marrëvveshje. Ndërsa ato që janë zbatuar “kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet?.

?Që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera?, theksoi Hoti. Praktikat e tilla të dëmshme, sipas tij, dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. “Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve?, pohon Hoti.

Vuçiç: Bisedime tepër të rënda
Presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se bisedimet e sotme kanë qenë tepër të rënda. Serbia ishte e vetmja që kishte qëndrime të kundërta me pjesëmarrësit tjerë të bisedimeve. “Gjermania dhe Franca do të dalin me kumtesë të përbashkët dhe me qëndrime të kundërta, pasi nuk jemi pajtuar”, thesoi Vuçiç.

Presidenti serb tha se pala shqiptare ëhstë paraqitur me një “listë të dëshirave”, sepse Serbia nuk pranon urdhëra dhe ultimatume.

“Prishtina kërkon ruajtjen e integritetit territorial, ruajtjen e Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Kosovës, njohjen mes dy vendeve, e jo një model si dy Gjermanistë, pranim në OKB dhe njohje nga vendet tjer atë BE. E më pas duan të hapin edhe çështjen e të zhdukurve dhe dëmeve të luftës”, theksoi Vuçiç duke shtuar se bisedimet e tilla janë të pakuptimta.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjithë hapat për përmirësimin e pozitës së popullit tonë, lëvizjen e njerëzve, por nuk pranojmë ultimatume”, theksoi Vuçiç./DW

Lajmet e fundit nga