LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 prek edhe Gjykatën e Posaçme/ Rezulton pozitiv një gjyqtar

10 Korrik 2020, 10:23, Lifestyle CNA
Covid-19 prek edhe Gjykatën e Posaçme/ Rezulton pozitiv një

Covid-19 duket se ka prekur edhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

CNA.al ka mësuar se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, Sandër Simoni, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Mësohet se gjyqtari Sandër Simoni ka zhvilluar disa seanca gjyqësore gjatë ditëve të fundit, ndërsa seancat e planifikuara për në vijim janë anulluar.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, u mbyllën edhe Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi rezultuan pozitivë dy gjyqtarë dhe një punonjës.

Lajmet e fundit nga