LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dhe Kryemadhi bisedë me zyrtaren e PE/ Për çfarë u diskutua

10 Korrik 2020, 11:05, Politikë CNA
Basha dhe Kryemadhi bisedë me zyrtaren e PE/ Për çfarë u

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreyetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë zhvilluar sot një bisedë me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi bën të ditur se gjatë kësaj bisede, opozita rikonfirmoi se mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

?Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.?-shkruan Kryemadhi.

Gjithashtu ajo akuzon kryeministrin Rama se shembja e Teatrit Kombëtar mes pandemisë, ishte e qëllimshme dhe provokim.

?Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.?-përfundon Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga