Connect with Us

Ata të gjashtë që besojnë tek ringjallja, nuk qenkan të Luli Bashës

Politikë

Ata të gjashtë që besojnë tek ringjallja, nuk qenkan të Luli Bashës

Publikuar

-

Foto/Pritja madhështore e Luli Bashës në Korçë

Një nga deklaratat e Luli Bashës sot ishte ajo që kishtë të bënte me grupin prej 6 vetash që deklaruan se për të mirën e integrimit, do votojnë amendamentet e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

Ja çfarë tha Luli Basha:
Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës“.

Këtë tha Luli Basha!

Ata të 6 që kanë filluar agjerimin në Kuvend dhe që besojnë se Luli do i ringjalle tek listat e qershorit, me sa duket nuk qenkan fare në “listën” e Lulit!
Fjalori i përdorur në fakt i ngjasonte atij që ofrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ata deklaruan se e bëjnë për integrimin!
Të besosh se Luli Basha do të të ringjallë, është gjë e rëndë në fakt.

LEXO EDHE:  Rama autor i një megavjedhje/ Zbardhet skema mashtruese

Por Luli nuk u doli për zot! Ruana Zot!

Mos vallë ata të gjashtë po e presin ringjalljen nga LSI?!?!
Paska edhe më keq! Dhe më e keqja është që ta besosh në ringjalljen nga LSI.
Nëse nuk janë paguar me CASH, i këshillojmë të nxitojnë. Se andej nga LSI nuk kalon asnjë lloj integrimi. Ata sot po punojnë që të hyjnë vetë tek lista e Luli Bashës. Vështirë që të ketë vend për të gjjithë. Se Kuvendi 140 karrige ka! Dhe nuk është çudi që me ndryshimet kushtetuese të bëhen 100!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbyllet procesi i votimeve në LSI/ Silva Caka jep shifrat

Publikuar

-

Nga

Mbyllet procesi i votimeve në LSI/ Silva Caka jep shifrat

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Silva Caka në një deklaratë për mediat dha detaje nga procesi i votimit të LSI.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.” 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” Ramës: Këto janë skenarë “përça e sundo”

Publikuar

-

Nga

Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” Ramës: Këto janë skenarë “përça e sundo”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku ka komentuar edhe deklaratat e Milaim Bellanica që filmoi masakrën e shqiptarëve në Krushë të Madhe dhe akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha për fshehjen e kasetës së filmimeve gjatë kohës që punonte në UNMIK.

Lidhur me këto akuza, kryeministri Edi Rama ka kërkuar vazhdimisht sqarim publik nga Basha, por për Haradinajn  kjo është e papranueshme që ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahen më shumë shqiptarët.

Ai thotë se këto janë skenarë të atyre përça e sundo që ndodhin në një kohë që Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmën e Shqipërisë.

“T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër çfarëdo vlere të Kosovës të z.Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit se këta po punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Ne edhe të Kosovës psh, ja zv/kryeministri i parë i qeverisë tonë, z.Besnik Tahiri, kur e kam marrë si koleg në qeverinë e parë Haradinaj në 2005, ky ka punu për OSBE, por e kam marr për shkak të aftësive, të njohurive që ai ka, që tani jemi kolegë. Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi me të rinjtë në Pezë/ I kujton Veliajt gjyqin e humbur për impiantin e asfalt-betonit

Publikuar

-

Nga

Këlliçi me të rinjtë në Pezë/ I kujton Veliajt gjyqin e humbur për impiantin e asfalt-betonit

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka vijuar me takimet me të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, ndërsa ditën e sotme është ndalur në Pezë të Tiranës.

Këlliçi kujton qëndresën 2-vjeçare të PD Pezë, për mos lejmin e ndërtimit të impiantit për prodhimin e asfaltbetonit në këtë zonë.

Vendim i cili pas protestave të shumta nga banorët, u pezullua nga gjykata administrative.

“Pas një qëndrese 2-vjeçare të PD Pezë, me në krye kryetarin tonë Sajmir Lika, impianti ndotës për prodhimin e asfaltit që Erion Betoni donte t’i bënte peshqesh Pezës, u zhvendos në Krrabë, pranë një zone të pabanuar.

Kjo është fitore për banorët e Pezës dhe Partinë Demokratike që mbron interesat e tyre

Nga sot FRPD dhe kryetari i ri Edlir Hidri në Pezë, do të punojnë çdo ditë që Peza, Vaqarri dhe Ndroqi mos të kujtohen vetëm për të shkuarën, por të kenë edhe të ardhme.

Urime i dashur Edlir dhe punë të mbarë në drejtimin e FRPD Tirana 15!”/CNA.al

“Rrëzohet” Veliaj/ Qytetarët fitojnë gjyqin kundër kryebashkiakut

LEXO TE PLOTE