Connect with Us

Zingraf: Topi vazhdon ende në fushën e palës shqiptare

Politikë

Zingraf: Topi vazhdon ende në fushën e palës shqiptare

Publikuar

-

Ambasadori i RFGJ në Tiranë, Peter Zingraf për DW: Presidenca gjermane e BE do të mbështesë Shqipërinë dhe rajonin në rimëkëmbjen nga kriza Corona dhe do t’i japë shtysa të reja perspektivës së tyre europiane.

DW: Z. Ambasador, Gjermania ka nisur në fillim të këtij muaji Presidencën gjashtë mujore të  Këshillit të Bashkimit Europina, (BE) nën moton “Së bashku për rimëkëmbjen e Europës”, të përqendruar në kapërcimin e krizës së pandemisë Corona. A mund të paraqisni, ju lutem, sesi do t’i adresojë Gjermania sfidat që nxjerr përballimi i kësaj krize, brenda dhe përtej BE?

Peter Zingraf: Në këtë krizë, ne, në Evropë duhet të gjejmë bashkërisht zgjidhjet dhe të nxjerrim përfundimet e duhura, në mënyrë të tillë që kontinenti ynë të marrë veten pas shok-ut të virusit. Menaxhimi i krizës përfshin stabilizimin e mëtejshëm shëndetësor, koordinimin e strategjisë së daljes, rimëkëmbjen ekonomike dhe konsolidimin e kohezionit social. Në këtë kontekst BE është në krah edhe të vendeve në rajone përtej kufijve të tij.

DW: Konkretisht  për Shqipërinë?

Peter Zingraf: Një BE i fortë është në interes të Shqipërisë. BE dhe shtetet e tij anëtare e kanë mbështetur muajt e fundit në një masë të konsiderueshme Shqipërinë përmes dërgimit të pajisjeve mbrojtëse dhe teknikës mjekësore, por edhe përmes ndihmës që u është dhënë grupeve të disavantazhuara sociale – kam qenë personalisht i pranishëm në aktivitete të tilla ndihme në Tiranë dhe në Shkodër. Por më lejoni të them shkurtimisht edhe që ne – nuk ka rëndësi në cilin vend jemi – mund t’ia dalim në frenimin e virusit vetëm nëse kontribuojmë të gjithë për këtë qëllim. Për fat të keq në qendrat e qyteteve dhe ato turistike në vend konstatoj shpesh që rregullat bazë të distancimit dhe të mbrojtjes nuk respektohen.

DW:  Mbështetja e Presidencës së Gjermanisë ndaj Shqipërisë, në përballimin e krizës Corona, më sjell ndërmend një krizë tjetër: atë të refugjatëve, 30 vite më parë. Këtu, në territorin e Ambasadës Gjermane në Tiranë, 3000 vetë vërshuan nga 2 – 12 korrik, 1990, në oborrin dhe mjediset e saj për t’u arratisur nga Shqipëria komuniste drejt lirisë së Perëndimit. Për Shqipërimë ngjarja ishte preludi i përmbysjes së regjimit komunist. Po për Gjermaninë? Çfarë rëndësie dhe domethënie ka kjo ngjarje historike në marrdhëniet e saj me Shqipërinë?

Peter Zingraf: Ngjarjet e korrikut 1990 kanë qenë një goditje e rëndë për regjimin komunist. Ato pamje ne i njihnim që më parë nga ambasadat e tjera të Gjermanisë Perëndimore, përshembull në Pragë. Njerëzit që u arratisën aso kohe në Tiranë, fillimisht brenda territorit të Ambasadës sonë e më pas në Gjermani, ndërtuan së bashku një urë të parë mes dy vendeve tona. Dhe ne duam të kujtojmë pikërisht këto ngjarje historike. Për këtë qëllim kemi krijuar një ekspozitë virtuale si edhe kemi intervistuar dëshmitarë të kohës. I ftoj të gjithë t’i hedhin një sy faqes sonë të internetit dhe të Facebook-ut.

DW: Z. Ambassador, më lejoni t’i kthehem të sotmes. Ashtu si ju theksuat në video-mesazhin tuaj, në ditën e parë të Presidencës Gjermane, në 1 korrik, kjo presidencë nuk do të jetë vetëm një Presidencë Corona. Ku do të përqëndrohen kontributet kryesore të Presidencës së Gjermanisë ndaj Europës, në këto kohë kaq të vështira?  

Peter Zingraf: Shumë detyra na presin, sepse bota nuk ndalet. Duam të sjellim drejt përfundimit bisedimet rreth buxhetit disa vjeçar të BE dhe ta shndërrojmë këtë të fundit në një buxhet të së ardhmes, i cili të kontribuojë që Evropa të dalë nga kriza në mënyrë të qendrueshme, me investime në mbrojtje të klimës, digjitalizim dhe kërkime shkencore. Krahas kësaj ne duam të kontribuojmë në konsolidimin e pavarësisë digjitale dhe teknologjike europiane. Rimëkëmbja pas krizës duhet të jetë një “Green Recovery – Rimëkëmbje e gjelbër.” Një politikë ambicioze në mbrojtje të klimës, e harmonizuar me „Green Deal” të Komisionit të BE vazhdon të jetë me rëndësi qendrore. Politika e migracionit do të jetë edhe më tej një temë e ngutshme.

DW: Hyrja në BE e vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP) dhe tërheqja e këtij rajoni më pranë BE-së është një tjetër projekt kyꞔ i Presidencës së Gjermanisë. Në programin e saj, kjo presidencë angazhohet të jetë “lokomotovë dhe ndërmjetëse” e perspektivës europiane të rajonit. Çfarë do të thotë kjo në terma konkretë? Si do t’i japë Presidenca gjermane nxitje të reja procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe rajonit?

Peter Zingraf: Natyrisht, që, edhe si vendi i Kryesisë së Këshillit Europian, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet për një perspektivë të besueshme anëtarësimi në BE të shteteve të BP. Përafrimi i mëtejshëm i këtyre vendeve me BE-në është si në interesin e BP ashtu edhe në interesin strategjik të vetë BE-së. Me hartimin dhe miratimin e kuadrit të negociimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ne dëshirojmë të përgatisim nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me të dy vendet.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, një shans i ri për Britaninë e Madhe

DW: Z. Ambasador. a mendoni se Shqipëria po i përgjigjet si duhet dhe në kohë kryerjes së disa reformave prioritare, të kërkuara nga BE-ja dhe Bundestag-u gjerman para Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE, që të meritojë fillimin konkret të negociatave të hyrjes në BE?

Peter Zingraf: Më gëzon fakti që aktorët e politikës shqiptare kanë gjetur një konsensus të parë lidhur me Kodin Zgjedhor. Tani fjala është të bëhet përpara me zbatimin e masave të dakordësuara. Krahas reformës zgjedhore një element i rëndësishëm në këndvështrimin gjerman është funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese, që janë esenciale për vendin dhe bëjnë pjesë në grupin e kushteve që duhet të përmbushen përpara realizimit të Knferencës së Parë të Anëtarësimit. Uroj që në këtë drejtim të bëhet progres i shpejtë. Thënë shkurt, topi aktualisht vazhdon të jetë ende në fushën e palës shqiptare.

DW: Çfarë mendoni për Reformën Zgjedhore? Për fat të keq administrimi i procesit zgjedhor mbeti politik. Një nga rekomandimet kryesore  të OSBE /ODIHR-it nuk u zbatua dhe u shty të zbatohet në proceset zgjedhore  pas 2021.

Peter Zingraf: Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Zbatimi i dakordësisë dhe debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende. E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara.

DW: Çfarë mendoni për procesin e emërimeve të Gjykatësve Kushtetues? Që prej më shumë se dy vitesh në Shqipëri nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese, as Gjykata e Lartë

Peter Zingraf: Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve kushtetues, në fakt është kompleks. Por ai është një proces i rëndësishëm dhe i duhuri, pasi Gjykata e ardhshme Kushtetuese do të duhet të vendosë për çështje të rëndësishme dhe autoritetin për këtë mund ta ketë vetëm një trupë e pavarur vendimmarrëse. Rrugën e tregon opinioni i Komisionit të Venecias: Institucionet e drejtësisë dhe ato kushtetuese të përfshira në këtë proces duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në mënyrë që së shpejti të shënohet progres./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

“Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë vend, kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të Rilindjes”.

Kështu deklaron ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili deklaron se korrupsioni dhe papunësia janë në nivele të larta të paprecedenta.

Sipas tij, të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli dhe vjedhja po shtohet e më shumë.



“Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. “Të vjedhim sa të mundim” shprehen edhe haptazi nëpër kafene “sepse s’do na vijë më kjo ditë.” Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë. Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

LEXO EDHE:  Blushi: Katastrofë te “Pallati i Kongreseve”, nuk zgjidhet kriza!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, një shans i ri për Britaninë e Madhe

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme”, shkruan Tavo në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Pëllump Gani Pilinci/ Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë!

Publikuar

-

Nga

Partia Shpresa Demokrate është parti “demokrate e djathtë” mbi bazën parimeve të demokracisë së djathtë amerikane. Partia është Shqiptaro-Amerikane, me zyra në amerikë dhe Shqipëri së shpejti…

Është dosja e hapur për Shqipërinë. Është realiteti i shqiptarëve.
Eshtë shpresa e fundit e mëmëdheut tonë.
Qëllimi i Partisë Shpresa Demokrate është: të marrë përsipër, me përgjegjësi të plotë përpara Kombit, misionin e nxjerrjes së tij nga kriza ekonomike, politike dhe morale, në të cilën e kanë zhytur politikat antishqiptare të zbatuara nga qeverisjet e derisotme.
Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë! Bashkohuni me ne, motra dhe vëllezër!  Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim! Jemi te një race, të një gjaku, te një gjuhe e të një Kombi!  O shqiptarë, mos harroni ne jemi” Pellazgë Ilirë.
“Jemi vëllezër! Mëmëdheu na thërret!
Le t’i japim besën njëri-tjetrit për përmbushjen e amanetit të të parëve tanë, për realizimin e interesave dhe të aspiratave të kombit, për të punuar e për të luftuar, që fëmijëve tanë t’u krijojmë një Amerikë të vogël e t’u lëmë parajsën, krenarinë kombëtare, dinjitetin e një kombi të bashkuar, Shqiperinë e lirë e të siguruar brenda kufijve të saj natyrorë!
Zoti, e bekoftë rrugën tone! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!..
Zoti e bekoftë kombin Amerikan.

Pellump Pilinci, Autori kryetar i Partisë Shpresa Demokrate

Rreth autorit

Z. Pellump Gani Pilinci i lindur me 16 Prill 1948 … në burgun e Maliqit .. Familja më e pasur e Pilincit … dhe patriotët… Familja Pilinci ka punuar për një shekull për çështje kombëtare …. Pilincat e vrarë me shekuj … nga plumbat e armiqve shekullorë …



Stërgjyshi i tij Z. Hamet Gani Pilinci i frymëzuar nga çështjet kombëtare … dhe i diplomuare në Yale College Connecticut, SHBA në 1877-1881 ..

Gjyshi Z. Hetem Hamet Pilinci, i diplomuare në New York College, USA në 1912-1916 … atëherë gjyshi i tij Prof. Hetem Hamet Pilinci me një mision të veçantë në Amerikë 1921-1922 me mikun e tij të hershëm Z. Ulysses Grant-Smith, me punën të gjyshit të tij ‘Pilinci …’ shoku i tij u emërua ambasador në Shqipëri, gjyshi i tij Prof. Pilinci dhe ambasadori Ulysses Grant-Smith mbërritën në Tiranë në nëntor 1922 …’

Kështu që Pellump Gani Pilinci lindi në 16 prill 1948. Pasi u rrëmbye nga komunizmi sllavo-rus …, vilat u dogjën dhe fabrikat plaçkitën tërë pronën …. të kuqtë e Stalinit !? ata arrestojnë gjyshin e tij, xhaxhallarët, babanë ‘Gani Hetem Pilinci dhe nënën Zarife Pilinci shtatë muajshe shtatëzënë …. Kështu që Pellump Gani Pilinci i lindur në burgun e Maliqit pas 7 shtatë ditësh arrestimi …. Pellump Gani Pilinci në kampe përqendrimi.., Tepelena , Kruje, Saver, Shtyllas, Gjaze, përsëri Shtyllas … komunistët eksperimentuan për herë të parë me Pellump Gani Pilincin !? për pesë vjet nën arrest shtëpiak.
Z. Pellump Gani Pilinci si familje, ‘Me ndihmën e miqve të gjyshit të tij, amerikanë amerikanë …’ Z. Pellump Gani Pilinci, arrin në Amerikë në maj 1975 …
Prof. Pellump Gani Pilinci u diplomua në Universitetin Shtetëror të Montclair NJ në 1980 me diplomë master’s degree dhe gjithashtu ka përfunduar shumë kurse speciale speciale ndërkombëtare … Ai ka qenë profesor në disa College NJ…
Në fillim të vitit 1976, Pilinci u takua me zotin George H.W. Bush …, zoti Bush e dinte për familjen “Pilinci”. Bush dhe Pilinci udhëtuan disa herë në Ballkan, Evropë, Shqipëri.
Ishte ideja e Bushit për të rrëzuar Murin e Berlinit … në fillim të vitit 1976, Bush ishte i pari në CIA. Bush, i caktuar me qëllim …. Zëvendës President, fillon politika e inteligjencës …. rënia e shpejtë e Murit Berlin … Ndërsa për
Presidentin Ronald Reagan ai ishte i mirë për filmat Artistike.
Profesor Pellump Gani Pilinci, punën e tij amerikane për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare për 45 vjet, dhe vazhdon … Ballkani, Evropa dhe më tej …., i shpeshtë “sulmi në tentativë” i plagosur tre herë … 1975, Itali, 1985 Bruksel, u plagos rëndë në Nëntor 1989 Berlin….
Profesor Pilinci thotë: ‘Do të vazhdoj me të njëjtin program deri në fund të jetës sime … derisa të përfundoj në varësi të 100% të Ushtrisë amerikane dhe ngritjen e flamurit në çdo cep të Shqipërisë për shekuj. Do t’i mbaj fjalët dhe testamentin e babait tim, gjyshit tim, ambasadorit të parë Ulysses Grant-Smith dhe George HW Bush. Por nuk duhet të harrojmë ëndrrën e 98% të dashurisë së shqiptarëve për ta thirrur Shqipërinë …. Amerikën e Vogël në zemrën e Evropës …

LEXO EDHE:  U largua përgjithmonë nga Shqipëria/Flet për herë të parë Shpëtim Saraçi: Punova 30 vite, në fund…

LEXO EDHE:  Blushi: Katastrofë te “Pallati i Kongreseve”, nuk zgjidhet kriza!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Imzot George Frendo thirrje të fortë politikës/ “Më shumë kujdes për shëndetin e popullit”

Publikuar

-

Nga

Imzot George Frendo thirrje të fortë politikës/ “Më shumë kujdes për shëndetin e popullit”

Arqipeshkvi, Imzot George Frendo, ka bërë një thirrje të fortë, duke marrë shkas nga situata shëndetësore në vend.

George Frendo kritikon qeverinë për masat që po merr aktualisht për pandeminë, ndërsa kujton izolimin në kohën kur shifrat e të infektuarve kanë qenë edhe më të ulëta.

Duke cituar eprorin general të Jezuitëve Atë Arturo Sosa, ai deklaron se “demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Arqipeshkvi këshillon qeverinë që të ketë më shumë kujdes për shëndetin e popullit.

“Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.



A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobuzët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionat ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

LEXO EDHE:  Gjendja e BE-së/ Bregu: Nëse themeluesit e Evropës do të shihnin ç’bëhet sot, do të iknin me vrap

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, një shans i ri për Britaninë e Madhe

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e Shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë. Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!”, shkruan Imzot George Frendo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE