Connect with Us

Tirana injoron dyshimet për trukim ndaj Bylisit, nuk paraqitet fare në mbledhjen e Etikës

Sport

Tirana injoron dyshimet për trukim ndaj Bylisit, nuk paraqitet fare në mbledhjen e Etikës

Publikuar

-

Ditën e sotme u mbajt në ambientet e FSHF-së mbledhja e Komuisionit të Etikës, për dyshimet në ndeshjen Bylis-Tirana të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Komisionit të Etikës. Fatmir Braka, është shprehur se Tirana nuk është paraqitur në mbledhje për të dhënë dëshminë, më justifikimin se nuk i ka vajtur emaili, i cili sipas tij është dërguar nga Federata.

“Sot u mbajt mbledhja e radhës siç ishte planifikuar. Tirana nuk u paraqit dhe u shty për njëherë tjetër. Administrata e Federatës i ka dërguar një email, ndërsa Tirana thotë se ai email nuk ekziston më. Ne i kemi dërguar një email, ku i lamë afat. Hetimet u bënë sot dhe do të vazhdojnë të bëhen. Hetimi po zhvillohet për Bylis-Tirana në Kupë. Mbledhja e radhës është lënë për ditën e martë.

Në komision ishim 3 veta, aq sa lejohej. UEFA dërgon raporte, nuk ka insistim nga ata. Është e paparashikuar se sa zgjat hetimi. Nuk mund te them për penalizimet.”, u shpreh Braka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Artan Hoxha: Shkëmbi i ka disa detyrime Dinamos

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rikthyer që të komentojë futbollin ndërsa jemi në aromën e Europianit. Pavarësisht se bëhet fjalë për këtë turne kaq të rëndësishëm, nuk mund të linte në anashkalim edhe ngjarjet e ndodhura te dashuria e tij në futbollin shqiptar, Dinamo. I ftuar në emisionin “Euro Zone” në “MCN TV”, Hoxha u shpreh:

“Dinamon nuk e kam lënë pas dore, por ta lëmë të vazhdojnë punën. Uroj trajnerin Bledi Shkëmbi i ka disa detyrime atij klubi. Në finalen e 2008, Dinamo fitoi me 9 lojtarë, kur Shkëmbi mbante fanellën e Partizanit. Ajo stema që i kanë ndryshuar, vlen më shumë se gjithçka. Dëshiroj shumë që drejtuesit e rinj të bëjnë një punë të mirë dhe ta ngrenë skuadrën, por të shikojmë”, ka thënë Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Pesë vite nga goli i Sadikut në Europian, UEFA bën postimin e veçantë

Publikuar

-

Nga

Si sot përpara 5 viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalet e një kompeticioni madhor siç ishte Kampionati Europian i vitit 2016 në Francë.

UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.

Goli i Sadikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë pasi ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një kompeticion kaq të madh si Kampionati Europian.

Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Amerikës/ Argjentina thyen Uruguain, merr fitoren e parë

Publikuar

-

Nga

Argjentina ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 në supersfidën ndaj Uruguajit, e vlefshme për Grupin A të Kupës së Amerikës. Kombëtarja “albiceleste” arrin triumfin e parë në këtë kompeticion pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Kilit me rezultatin 1-1.

Golin e parë dhe të vetëm të takimit e shënoi mesfushori i Real Betis, Guido Rodrigez në minutën e 13′ pas një asisti të Leo Mesit. Uruguaji i cili ishte në formacion me dy sulmuesit kryesorë Kavani dhe Suarez nuk mundën të bënin asgjë për të barazuar këtë sfidë.

Me këtë fitore Argjentina ngjitet në vendin e parë në grup, ndërsa Uruguaji në vendin e 4. Në Grupin A, përveç Argjentinës dhe Uruguajit ndodhen dhe kombëtare si Kili, Paraguaji dhe Bolivia.

LEXO TE PLOTE