LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testimet e Covid-19/ Rakacolli: Hapet laboratori i dytë në QSUT, te privati duhet certifikim nga OBSH

9 Korrik 2020, 19:56, Lifestyle CNA
Testimet e Covid-19/ Rakacolli: Hapet laboratori i dytë në QSUT, te

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për “Euronews Albania” se rritja e numrit të të prekurve më COVID-19 në vendin tonë ishte e pritshme, por shifrat e fundit ishin jashtë parashikimeve, ashtu siç është edhe vetë virusi, i cili sipas saj po tregon deri tani se është i paparashikueshëm.

?Parashikimet i kishim bërë duke menduar se do të vazhdonin të respektoheshin masat siç u respektuan në karantinë. Në fakt, jemi të gjithë dëshmitarë që kjo nuk ndodhi. Pati një lloj entuziazmi se virusi u zhduk. Pati një ditë me vetëm në rast me COVID-19 dhe njerëzit e lëshuan kujdesin dhe vëmendjen për të mos u infektuar?, tha znj. Rakacolli.

E pyetur lidhur me shqetësimin e shprehur nga shumë qytetarë se nuk u bëhet tamponi edhe pse kanë shenja të qarta klinike të COVID-19, zv/ministrja tha se kërkesat për bërje tamponi janë realizuar në 90 për qind, ndërsa e lidhi refuzimin për bërje tamponi në disa raste me faktin se virusi nuk shfaqet brenda ditësh dhe bërja e tamponit më herët mund të mos tregojë që je bartës i virusit.

?Tamponi në përgjithësi, mbi 90 për qind e kërkesave janë plotësuar. Kritere janë të qenët simptomatik dhe kontaktet e ngushta, të cilat gjenden nga hetimi epidemiologjik. Kërkesa bëhet ose tek 127, ku tregohen shenjat dhe kur gjykohet e arsyeshme merret tamponi, ose te mjeku i familjes.

Ka një pjesë të njerëzve që kërkojnë të bëjnë tampon nga paniku, kur kanë një afërm me COVID. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse nëse unë kam ndenjur me një njëri pozitiv e kam marrë sot, nesër del testi negativ. Kjo më ul vigjilencën se them nuk kam gjë dhe më del virusi pas 3 ditësh. Këtë njerëzit nuk e kuptojnë?, u shpreh zv/ministrja.

Ajo tha se brenda javës tjetër do të hapet një laborator tjetër brenda QSUT ku mund të kryhen tamponë për COVID-19.

E pyetur lidhur me mundësinë e kryerjes së testeve të COVID-19 në laboratorë privatë, znj. Rakacolli tha se bërja e testeve të PCR kërkon biosiguri të lartë dhe në Shqipëri laboratori i ISHP ka certifikim nga OBSH që t?i bëjë analizat. Thënë kjo sipas saj, kjo analizë mund të kryhet në laboratorë privatë nëse ato janë të certifikuara nga OBSH.

Lajmet e fundit nga