LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndanin kokainë dhe cannabis sativa/ Arrestohen 2 vëllezër në Tiranë

9 Korrik 2020, 10:01, Kronika CNA
Shpërndanin kokainë dhe cannabis sativa/ Arrestohen 2

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, finalizoi me sukses operacionin e koduar ?SHOCK?, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën ?Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga