LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat alarmanet nga Covid/ Cilat janë qytetet më të rrezikshme në Shqipëri

9 Korrik 2020, 10:47, Lifestyle CNA
Shifrat alarmanet nga Covid/ Cilat janë qytetet më të rrezikshme

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Shqipëri është rritur ndjeshëm kohët e fundit duke shkuar në 1273 të infektuar.

Kryeqyteti ka numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, 509 të tilla. Kjo e bën qarkun më të madh në Shqipëri, një ndër më të rrezikshmin në lidhje me infektimet me koronavirus.

Durrësi vjen pas Tiranës me 215 raste aktive. Qyteti bregdetar ndiqet nga Shkodra me 173 raste. Numër të lartë rastesh aktive me koronavirus ka edhe qarku i Vlorës, 116 të tilla.

Lezha ka 64 raste, Fieri 41 Elbasani 33, ndërsa Korça e Kukësi nga 32 raste aktive. Berati është gjithashtu në listë me 24 rasteve aktive. Lista mbyllet nga Gjirokastra e Dibra. Të dyja këto qarqe kanë nga 17 raste.

Që prej fillimit të epidemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 3188 raste aktive me koronavirus. 1832 prej tyre janë shëruar. Fatkeqësisht 83 persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga