Connect with Us

Shifra alarmante/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në 24 orë

Sociale

Shifra alarmante/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në 24 orë

Publikuar

-

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëvre të fundit janë konfirmuar 82 raste të reja nga 401 testime të kryera.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

LEXO EDHE:  Rekord i ri në Evropë/ 123 mijë të prekur me koronavirus për 24 orë

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike)       31,093

Raste pozitive                    3188

Raste të shëruara            1832

Raste Aktive                       1273

Humbje jete                      83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   509

Durrës                  215

Shkodër                173

Vlorë                     116

Lezhë                    64

Fier                        41

Elbasan                 33

Korçë                    32

Kukës                    32

Berat                     24

Gjirokastër          17

Dibër                     17

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ulen temperaturat/ Sinoptikanët parashikojnë ngrica dhe dëborë

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e sotme, edhe ditën e nesërme vendi do të dominohet nga temperatura të ftohta.

Mësohet se vendi ynë, por edhe Rajoni i Ballkanit, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata.

Në këtë mënyrë moti nesër do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Por sipas Shërbbimit Meteorologjik, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të nisë shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

LEXO EDHE:  “Pyeta nëse ka ndonjë metodë injektimi që ta kaloj”/ Fevziu tregon merakun nga koronavirusi

LEXO EDHE:  “Tamponët jepen me racion”/ Spahia: Janë një tallje, jo mbështetje në këtë situatë shpërthimi të Covid

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -9°C deri në 4°C

zonat e ulëta -6°C deri në 10°C

zonat bregdetare -2°C deri në 12°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kur do të vijnë vaksinat në Shqipëri?/ Fico: Këtë s’e dinë as SHBA e Gjermania!

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka folur për procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Në një lidhje me “Skype” për News24, Fico u shpreh se të gjithë ata persona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, do të marrin edhe dozën e dytë. Fico theksoi se jemi në një moment ku ka një shqetësim për çështjen e sasisë së vaksinave.

Ajo u shpreh se po luftohet në të gjitha drejtimet, që sido dhe çfarëdo të ndodhë, të përfitojmë edhe nga marrëveshjet mes shteteve.

“Më duhet t’iu them së pari se janari s’ka mbaruar. Ajo që kam kuptuar nga data 11, kur ka filluar vaksinimi e deri më sot, duket se ka kaluar shumë kohë dhe në kohë pandemie, sidomos sa i përket çështjeve sensitive të trajtimit mjekësor, përfshi edhe vaksinat, ka një dinamikë të frikshme, të jashtëzakonshme. Pfizer ka bërë një bllokim të shpërndarjes dhe Evropa ka shprehur pakënaqësi për këtë. Jemi në një moment ku ka një shqetësim për çështjen e sasisë së vaksinave. E para janari nuk ka mbaruar, e dyta çdo njeri që është vaksinuar do ta ketë dozën e dytë. Deri në 10 ditëshin e parë të shkurtit ne vazhdojmë me procesin tonë të vaksinimit. Po luftohet në të gjitha drejtimet, që sido dhe çfarëdo të ndodhë, të përfitojmë edhe nga marrëveshjet mes shteteve. Ne kemi bërë marrëveshje, kemi bërë pagesa. Vaksinën e ruajmë në kushte optimale, planin e vaksinimit po e kryejmë. Presim të na vijnë dhe mbi 10 mijë doza. Ndërkohë jemi në kontakte për të mbështetur qeverinë shqiptare me të gjitha informacionet për të negociuar për të sjellë medoemos vaksinën në Shqipëri”, u shpreh Fico.

LEXO EDHE:  Basha nuk heq dorë dhe nxjerr videon/ Rama po fsheh numrin e viktimave

LEXO EDHE:  “Tamponët jepen me racion”/ Spahia: Janë një tallje, jo mbështetje në këtë situatë shpërthimi të Covid

Përsa i përket një date për ardhjen e vaksinave, Fico tha se nuk ka ende njëdatë pëer SHBA, Gjermaninë, Italinë dhe as për Shqipërinë

“Nuk ka një datë për SHBA, Gjermaninë, Italinë dhe as për Shqipërinë tonë të vogël, sepse kjo pandemi na ka vënë përpara syve situata që askush me përgjegjësi nuk ka mundur të thotë diçka. Kërkesa është shumë e madhe, kapacitetet janë ato që janë dhe kjo është arsyeja që Pfizer po punon ta rrisë këtë kapacitet, ndërkohë që janë në lojë edhe vaksinat e tjera. Madje, sot që po flasim një grup pune po vazhdon komunikimin me vaksinat e tjera. E kemi thënë që Pfizer është opsioni i parë, por jo i vetmi”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rreth 200 banesa të përmbytura në Sukth, banorët apel për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Rreth 200 banesa të përmbytura në Sukth, banorët apel për ndihmë

Rreth 200 banesa u përmbytën në zonën e Sukthit, pas daljes nga shtrati të lumit Erzen.

Gazetari Renaldo Salianji raporton se ditën e sotme uji është larguar nga banesat dhe banorët aktualisht po largojnë mbeturinat dhe baltën nga shtëpitë e tyre.

Një banor u shprehën për Euronews Albania se kishte dy ditë që banesa e tij ishte nën ujë.

Ndërkohë gruaja e tij theksoi se nuk kanë marrë një asnjë ndihmë nga shteti dhe se asnjë përfaqësues i autoriteteve lokale nuk ka qenë i pranishëm në këtë zonë.

“Gjithë shtëpia ka ikur dëm. Kjo është hera e dytë që u mbytëm dhe nuk na kanë dhënë asnjë gjë. Asnjë nuk ka ardhur. A jeni gjallë? Asgjë”,  u shpreh një banore.

Gruaja më tej bëri apel për ndihmë.

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus i dënuari në burgun 313

LEXO EDHE:  "Pyeta nëse ka ndonjë metodë injektimi që ta kaloj"/ Fevziu tregon merakun nga koronavirusi

“Të na ndihmojmë. Edhe tërmeti na shkatërroi dhe me forcat tona u rregulluam vetë. Këtë herë na i mori gjërat uji. Katastrofë e madhe”, u shpreh banorja.

Për situatën e përmbytjeve, një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka bërë një bilanc dhe se do të bëhet pubik në përfundim të kësaj situatës.

Rama u shpreh se situata është nën kontroll. /euronews

LEXO TE PLOTE