Connect with Us

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Sociale

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Publikuar

-

Bashkëbisedimi më i madh global i OKB-së, #UN75, ka për të pasur më shumë pjesëmarrës nga Shqipëria, duke qenë se Vodafone Albania angazhohet t’i mbështesë Kombet e Bashkuara për të komunikuar me më shumë njerëz përmes kanaleve të komunikimit të Vodafone.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka gjetur mbështetjen e Vodafone, një nga kompanitë lider të teknologjisë së komunikimit në botë, që po e promovon nismën nëpërmjet kanaleve të komunikimit  të Vodafone, për të mbërritur te miliona njerëz, me rastin e 75-vjetorit të OKB-së, përvjetor që përkon me një kohë sfidash të mëdha.

Ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon përpjekjet për të menaxhuar pandeminë COVID-19, ajo ka filluar fushatën #UN75, një nismë ambicioze që synon të mbledhë mendimet e miliona njerëzve në lidhje me prioritetet dhe zgjidhjet për të ardhmen. Në qendër të fushatës #UN75 është një pyetësor një-minutësh, (Pyetesori), i cili iu jep mundësinë të gjithëve të thonë fjalën e tyre. Përmes këtij pyetësori, njerëzve iu kërkohet të shprehen për ato çka ata i shohin si prioritete për rikuperimin nga pandemia, si dhe të imagjinojnë të ardhmen që duan. Rezultatet do t’u bëhen me dije liderëve botërorë në shtator të 2020-ës, në ceremoninë zyrtare përkujtimore të këtij përvjetori.

Vodafone Albania po e mbështet UN Albania për të komunikuar me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, duke e promovuar këtë nismë nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Vodafone. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris,dhe koordinatori i UN Albania, Brian J. Williams, e bënë publik këtë bashkëpunim, ditën e mërkurë, 8 korrik,  gjatë një takimi online nëpërmjet platformës Smart Working të Vodafone Business.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Është kënaqësi për ne ta mbështesim një nismë të tillë fantastike me rastin e 75-vjetorit të lindjes së OKB-së. OKB-ja është një nga partnerët më prestigjiozë dhe më të hershëm të Vodafone, me të cilin ndajmë të njëjtat pikëpamje mbi mundësitë për një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Do të bëjmë çmos që klientët tanë të informohen për pyetësorin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në të, sepse vlera e vërtetë qëndron te përfshirja. Ne në Vodafone besojmë se të gjithë duhet të kenë mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme dhe se asnjë grup vulnerabël nuk duhet lënë pas në rrugëtimin drejt kësaj të ardhmeje. Vodafone është plotësisht i angazhuar për të përdorur rrjetin, shërbimet e zgjidhjet dixhitale për këtë qëllim. Kemi punuar për realizimin e një shoqërie dixhitale dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri edhe përpara pandemisë Covid-19 dhe do të vazhdojmë edhe më pas, ndaj do të kemi mundësi për një bashkëpunim të frytshëm në këtë drejtim.”

LEXO EDHE:  Thaçi ne OKB: Kosova deshiron marredhenie paqesore me Serbine

Koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams tha:

“Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme. Pandemia Covid-19 po na mëson se sfidat globale mund të kapërcehen vetëm përmes reagimeve të koordinuara në rang global. Është lajm shumë i mirë që Vodafone Albania po na bashkohet në promovimin e dialogut më të madh global, ku OKB-ja kërkon mendimet, sugjerimet e madje edhe kritikat e njerëzve për të ardhmen e përbashkët dhe për rolin që duhet të luajë kjo organizatë. Duke qenë se duam t’iu japim mundësinë të gjithëve në Shqipëri të thonë fjalën e tyre përmes këtij pyetësori, bashkëpunimi me Vodafone do të thotë se më shumë njerëz, të cilëve ndoshta nuk do t’iu dëgjohej zëri, do të kenë mundësinë të flasin, pa u lënë tashmë mbrapa.”

Vodafone Albania ka vënë në dispozicion shumë prej kanaleve të komunikimit për të informuar pajtimtarët dhe shqiptarët mbi atë se sa e rëndësishme është të japin mendimin dhe idetë e tyre në pyetësor, të dhënat e të cilit do të jenë pikë referimi për strategjitë e ardhshme të investimit të OKB-së në botë, përfshirë Shqipërinë.

Plotësoni pyetësorin dhe bëhuni pjesë e krijimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

https://un75.online/?lang=alb#s2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas SMS-ve të Lulzim Bashës, drejtuar Eni Vasilit?

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas SMS-ve të Lulzim Bashës, drejtuar Eni Vasilit?

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE