Connect with Us

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Shëndeti

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar nw “AbcNews” situatën me Covid-19 në vend, duke zbuluar edhe nismën për testet serologjike në popullatë, teste të cilat tregojnë se sa për qind e qytetarëve janë infektuar në vend.  “ISHP po realizon një program me një kampion prej 1500 individësh për të parë se sa për qind e kanë kaluar. Po përgatitet struktura dhe do të realizohet në muajt gusht-shtator”.

Duke iu referuar shifrave aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithsë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

“Në datë 1 u rihapëm. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  I shtruar prej 10 ditësh tek “Shefqet Ndoqi”/ Ndërron jetë një 47-vjeçar nga Elbasani

Sa i përket moshapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaëëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Verë, diell, pushime pastaj vala e katërt e pandemisë?/ Çfarë paralajmërojnë ekspertët

Publikuar

-

Nga

Verë, diell, pushime pastaj vala e katërt e pandemisë?

Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese në Gjermani. Shifrat e COVID-19 po bien ndjeshëm. Në repartet e trajtimit intensiv nuk gjenden më 5000 të sëmurë, por pak më shumë se 1000. Vlera e treguesit të virusit ka rënë afër 10-s. Në të gjithë Gjermaninë janë liruar masat. Blerjet mund të bëhen pa teste, edhe një kafe përjashta në lokal mund ta pish po ashtu, në disa rajone madje edhe janë hapur klubet e kërcimit. Public Viewing në Kampionatin Europiane të Futbollit është i lejuar.

Frika nga mutacioni delta

Instituti Robert koch, RKI autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet, se varianti delta i virusit, i zbuluar më parë në Indi, po përhapet edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve ai konsiderohet më infektues, se variantet e tjerë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po rriten shifrat e infektimeve, hapja gati e plotë, siç ishte parashikuar u shty me një muaj.

Varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani, para katër javësh shifra ishte 2%. RKI thotë, se ka 880 raste të tilla, shumica nën moshën 60 vjeç dhe pret shtimin e infektimeve.

Jens Spahn

Çfarë bën politika?

Edhe nga politika vijnë zëra, se rreziku nuk ka kaluar. Në takimin e ministrave të Shëndetësisë së landeve me ministrin federal, Jens Spahn, kjo temë u diskutua gjerësisht. “Kemi rënë dakord që të krijojmë një koncept gatishmërie për qendrat e vaksinimit, që lejon vazhdimin e punës me ritme të ulta, por që bën të mundur rritjen e menjëhershme të kapaciteteve. Motoja e Jens Spahn: Në rast dyshimi më mirë të bëhet më shumë, se më pak.

Një pikë tjetër, ku politika mund të ndikojë janë rregulloret e udhëtimit sidomos tani kur fillon periudha kryesore e udhëtimeve dhe e verës. Këtu vlen: Kush vjen nga një zonë rreziku duhet të kalojë në karantinë apo të tregojë një test negativ. Nga zonat e ashtuquajtura zona të varianteve të virusit, si India apo Britania e Madhe vlen një karantinë 14 ditorë, e cila nuk shkurtohet as nga një test negativ.

Kush vjen nga jashtë në Gjermani me avion duhet më parë të testohet. Ndryshe nga vera e kaluar, tani ka mjaft teste, tha Spahn. Lista e vendeve të rrezikuara gjendet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch.

Lisbona duhet sërish të shtrëngojë masat, sepse ka rritje masive të virusit delta.

Maska dhe shkollat

Shumë gjermanëve u intereson, nëse maskat do të hiqen apo jo. Edhe për këtë janë landet përgjegjëse. Në rrugët e blerjeve në shumë rajone nuk ka nevojë më ta mbash maskën. Në autobusë dhe metro ajo është ende me detyrim. “Maska do ta na shoqërojë edhe një kohë”, tha ministri Spahn. Tani fillon një fazë me “shumë përgjegjësi për njëri-tjetrin”. Sa më shumë njerëz mblidhen në një hapësirë të caktuar, aq më shumë duhet të ketë gatishmëri për të mbajtur maskën. Sepse ende nuk ka për të gjithë një ofertë vaksinimi.

LEXO EDHE:  I shtruar prej 10 ditësh tek “Shefqet Ndoqi”/ Ndërron jetë një 47-vjeçar nga Elbasani

LEXO EDHE:  “65 të infektuar në 100 mijë banorë”/ Manastirliu sqaron pse BE ja mbylli derën Shqipërisë

Më shumë debatohet kjo çështje në shkolla. Në Gjermani periudha e pushimeve të verës shtrihet, në varësi të landit, nga korriku në shtator. Për nën 12 vjeçarët, si rregull nuk do të ketë vaksina, sipas Komisionit të Rregullt për Vaksinimin. Për të gjithë nga mosha 12-16 vjeç vendimi merret nga vetë familjet, detyrim vaksinimi nuk ka.

Sërish mbyllje në vjeshtë?

Pyetja që mbetet: A do të ketë në vjeshtë një mbyllje tjetër? Një valë të katërt pandemie? Eskperti i socialdemokratëve (SPD) për shëndetësinë, Karl Lauterbach ka frikë, se kjo mund të ndodhë. Në një intervistë ai e përshkruan variantin delta si shumë infektues dhe më të rrezikshëm, dhe pjesërisht edhe rezistent ndaj vaksinës, kur ajo është dhënë vetëm njëherë. Lauterbach megjithatë shpreson, se nuk do të ketë më “valë të madhe, sepse shumë vetë janë vaksinuar dy herë.”

Problemi është se aktualisht fushata e vaksinimit duhet të përballet me një vështirësi të re.Vaksina gjermane, aq shpresëdhënëse, Curevac në analizat e para nuk tregohet efektive. Tek prodhuesit e tjerë të vaksinave ka pasiguri, sepse shpesh ka vonesa në furnizim për shkak të problemeve në prodhimin e vaksinës.

Karl Lauterbach

Jo pakujdesi

Aktualisht çdo i dyti gjerman e ka marrë vaksinën e parë, çdo i katërti është plotësisht i vaksinuar. Në javët e fundit është rritur ritmi i vaksinimit. Ky temp duhet të mbetet kështu, thotë, Gernot Marx, kreu i Shoqatës Ndërdisiplinore të Mjekësisë Intensive e Emergjente në një intervistë. Por rëndësi ka edhe sjellja e gjithsecilit. “Nëse njerëzit sillen me pakujdesi, atëherë në vjeshtë do të kemi më shumë infektime, e një valë e katërt është e mundur”, thotë Marx. “Rreziku që mund të ketë më shumë të sëmurë rëndë dhe më shumë vdekje është ende real”.

Mes virologëve ekziston mendimi, se pandemia nuk do të zhduket plotësisht. COVID-19 do të bëhet një sëmundje “normale”, si të tjera. Që në vjeshtë nevojiten vaksina të tjera. Kjo është arsyeja, pse politika ka vendosur të mos i mbyllë të gjitha qendrat e vaksinimit./dw

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu publikon shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Publikuar

-

Nga

Manastirliu publikon shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e vaksinimeve që janë kryer në vend në 24 orët e fundit.

Aktualisht nga të dhënat e publikuar nga ministrja, Shqipëria, është në kuotën e 871.421 vaksinimeve tw kryera.

Ndërkohë që sot u konfirmuan vetëm tre raste të reja me Covid dhe asnjë viktimë. Në total në të gjithë vendin janë 127 persona të infektuar.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Publikuar

-

Nga

BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Bashkimi Evropian ka humbur betejën ligjore në Bruksel për ta detyruar kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca, që ta furnizojë BE-në me 120 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të muajit qershor.

Blloku evropian e ka dërguar lëndën në gjykatë muajin e kaluar, pasi kompania ka vonuar dërgesën, ndonëse ishte pajtuar që të dërgonte 300 milionë doza deri në fund të muajit qershor.

Gjyqtari në Bruksel ka hedhur poshtë kërkesën e BE-së, mirëpo ka urdhëruar AstraZenencan që të dërgojë në BE, 15 milionë doza të vaksinave deri më 26 korrik, 20 milionë doza tjera deri më 23 gusht dhe rreth 15 milionë tjera deri më 27 shtator.

LEXO EDHE:  Pa maskë e distancim social në bulmetore/ Erion Braçe kërkon arrestimin e Bashës
LEXO EDHE:  Pa maskë e distancim social në bulmetore/ Erion Braçe kërkon arrestimin e Bashës

Nëse kompania dështon që të realizojë këtë plan, atëherë do të paguajë 10 euro për secilën dozë të padorëzuar.

Bashkimi Evropian ka thënë pas vendimit se ka konfirmuar pozicionin e vet, ndërsa AstraZenca ka thënë se ka mirëpritur rezultatin.

Vaksina e kompanisë AstaZeneca, bashkë me ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, janë më të përhapurat në gjithë botën./rel

LEXO TE PLOTE