Politikë
Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek Reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, në datën 5 qershor.
Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.
“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” u shpreh Kim.
Sipas saj, 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri.
“Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.
Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, tha mes të tjerash Kim./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...