LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita largohet nga Kuvendi/ Paralajmëron Murrizi: Harrojeni, nuk do t’i keni 84 vota për këtë pazar të pistë

9 Korrik 2020, 12:44, Politikë CNA
Opozita largohet nga Kuvendi/ Paralajmëron Murrizi: Harrojeni, nuk do

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka paralajmëruar se opozita parlamentare nuk do ta votojë marëveshjen për Reformën Zgjedhore, të cilën e cilësoi si një pazar të pistë.

?Harrojeni se do ti bëni 84 vota. Qytetarët iu kanë dhënë 74 mandate.

Me trasta në dorë, presione mas gardhi, me joshje, siç kanë ndodhur shpesh në këtë sallë, i nderuar zoti Balla nuk do ti bëni votat për të votuar një pazar të pistë që nuk është asgjë më shumë as më pak sesa lënia në fuqi e kësaj pacavure të vitit 2008?-tha Murrizi në foltoren e Kuvendit.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës të braktisë sallën e Kuvendit.

?Ndaj Zoti Balla të ftoj të ngresh oferten e merri këta deputetë, siç ftoj edhe kolegët e mijë opozitarë të dalin nga kjo seancë dhe Balla të vijojë markatën?-u shpreh Murrizi.

Pas fjalës së Murrizit, deputetët e opozitës parlamentare janë larguar nga seanca./ CNA.al

Lajmet e fundit nga