Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.
Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Publikuar

-

Nga

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Nga Prof.Pellump G.Pilinçi

Nuk do të përpiqesha t’ju shkruaja… por i kam borxh gjakderdhjes dhe veprës së stërgjyshit tim, gjyshit tim, babait tim…, ata për çështjen e kombit shqiptar dhe kombit Amerikan “derdhen gjakun dhe humben pasurit mira vjecare….

Sepse stërgjyshi dhe gjyshi im u diplomuan në universitetet Amerikane. Gjyshi im pasi mbaroi universitetin kthehet në tokën e të parëve të tij … mbase disa viteve me një mision shkon në Amerikë, me punën e gjyshit tim …, miku i tij i hershëm emërohet ambasadori i parë në tokën e shqiponjave, gjyshi im dhe Ambasadori Ulysses Grant-Smith arrin në Tiranë Dhjetor 1922….Sapo komunistët serbo-rus e skllavëruan Shqipërinë, u grabitën të gjitha pronat e shumta, u dogjën vilat …, gjyshi, xhaxhallarët, babai dhe nëna shtatë muajsh shtatzënë u arrestuan! Unë kam lindur në burg ndoshta katër ditë mbase-arestimit…

Atëherë gjyshi im, mbasi beri shum vite burg u pushkatua vetëm sepse ai kishte ide dhe ndikim amerikan, gjyshi im fliste shtatë gjuhë të huaja, por nejse historia e familjes Pilinci është me qindra vëllime të historisë …

Shkreli! Ne jemi të vetëdijshëm për misionin tuaj të hershëm … dhe për misionin e ri në Tiranë …., kemi lexuar edhe fjalët, kritikat dhe këshillat për ambasadën tonë në Tiranë, për Ambassadorin Yuri Kim …, ju jeni bërë për fat të keq …, gjuha që përdorni në lidhje me ambasadën tonë zonjën Kim …, jo sepse Ju jeni kritik ndaj saj…, Ambassadori Kim. Por sepse, në sjelljen tuaj, ka më shumë etiketa ofenduese fyese sesa argumente të fakteve burimore … por ju këshilluat gjithashtu Ambasasdorin Kim …, sikur të ishe eprori i saj !? Por ju harroni se Zonja Kim, është ambasadori që përfaqëson Amerikën, dhe ju nuk jeni askush…., me atë fjalor si dikur kur keni larë enët dhe pastruar pallatet e New York.



Shkreli! Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, dua të them Vlera-politike …,Ne jemi në vendin e duhur për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare …. e dimë punën dhe misionin e ish-Zërit të Amerikës …, politika e Enverit i dërgoi njerëzit që të përçanin emigrantët …. ata erdhën për një kohë të shkurtër dhe ti afroheshin Uashingtonit… filluan të punonin si pastrues me vone folës i Zërit të Amerikës, ata vërtet dërguan nga Tirana…, por ata misionarë serbo-rusë … dhe mbase 90-te prej atyre që punuan në Radio Tirana u diplomuan në Kinë dhe Moskë ata mallkuan dhe fyen Amerikën dhe sot ata folës të thirrur (Zëri i Amerikës ) ata gjejnë mënyra për të përçarë shqiptarët dhe për të ulur vlerat shqiptare…

LEXO EDHE:  Deputetin e PS nuk e lë inati me LSI/Zbulon një tjetër mënyrë për ta sulmuar

LEXO EDHE:  Pas Silva Cakës, policia nuk kursen prangat as për Braimllarin me Kërpaçin

Ne e dimë …. para se të botoni traktin e traktit ‘Dua të them se deklaratën e datës 08/07/2020 kundër United States Secretary Mike Pompeo edhe kundër 98% të shqiptarëve pro-Amerikanë … A e dini se Amerikanët dhe Shqiptarët janë bashk një trup …, Ju, përgatitur mirë “titulli” nga shoket e vjetër, shoket e rinj të Tiranës…, Ju thoni: ‘Pse Mike Pompeo anashkalon Shqipërinë dhe Kosovën? ‘

Shkreli, ju filluat avazin e vjetër të misioneve të hershme …, po ashtu Ju thoni: ‘Marrëdhënie të ngrira, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë’ … e tje, tje., fjalori antishqiptare dhe pro serbo-rus… Si guxoni të shkruani me një titull; ‘Pse Mike Pompeo injoron Shqipërinë dhe Kosovën?’ Ju shkruani titullin, si ish shoket tuaj (pjatalarëse) … Prof. Dr. Mike Pompeo u diplomua në Shkollën Juridike të Harvardit, u diplomua në Shkollën e Akademisë Ushtarake, U, S Shtëpia e Përfaqësuesve, Politike Party Republikane, Drejtori CIA, dhe tani Sekretari i Shteteve te Bashkuara Mike Pompeo. Ju, një varës i rremë intelektual.

Shkreli, dihet fakt, kur ka filluar zyrtarisht; Miqësia Amerikano-Shqiptare që nga viti 1922 … Fillon me Ambasadorin e parë Ulysses Grant-Smith në Dhjetor 1922. Amerika ka deklaruar zyrtarisht me vite mbrojtjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë … Amerika i tha komunistit Ruse Nikita Hrushovi ‘Shqipëria nuk preket, Populli shqiptar është me NE …. Por unë dua t’ju kujtoje gazetarëve-analistëve atyre të vetëshpallurve dhe atyre katër partive të emëruara nga komunisti Ramiz Alia … Pse mendoni …, si orekset serbo-ruse të cilën ata ëndërrojnë të shkatërrojnë miqësinë Amerikano-Shqiptare … Sigurisht që lista e (NON GRATA) po rritet çdo ditë …, gjithashtu SPAK dhe Byroja e Hetimit filluan të heqin mbeturinat, hajdutët, keqformuesit, mashtruesit, si lloj analisti antiamerikan tip Fatos Lubonja, spiunë të hershëm dhe të rinj në shërbimin serbo-rus, vendi tyre burgun e – Recit …

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Publikuar

-

Nga

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk rresht së prodhuari lajme interesante.

Për mirë apo për keq, lajmet na duhet ti qëmtojmë nga deklaratat e anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes.

Pas Genc Rulit, sot stari i komisionit të Lulit ishte Besniku.

Në një dalje nga ato të zakonshmet si i kontraktuar nga news 24, pasi u sorollat pak nga Covidi, u ndal tek listat e kandidatëve.

Midis shprehjeve të përgjithshme që nuk thonë e nuk paralajmërojnë asnjë erë të re ndryshimi, të ngjashme me ato erërat që ndjente Besniku edhe në 2017 (që i njoftonin fitoren vetëm Besnikut dhe eventualisht Lulit), na mbeti në vesh një shifër.

Kur u niset listat e kandidaturave të propozuara nga baza, era e re e ndryshimit u paralajmërua nga shifra  2.000 që i referohej numrit të kandidaturave të propozuara nga baza e partisë kudo në Shqipëri.

Sot del Besniku në TV dhe thotë kandidaturat, janë bërë 600!

Tani Besniku, meqe i erdhi rradha të flasë budallallëqe, duhet të na shpjegojë:

LEXO EDHE:  Akuza e PD-së/ Policia zgjedh pjesëmarrësit në takimet e Ramës

LEXO EDHE:  Plani i Ramës për “shfarosjen” e LSI -së/ Kush pritet të arrestohet pas Dashamir Xhikës?

– ku shkuan 1.400 gra e burra të tjerë?

– këta i filtroi Besniku?



– nëse i filtroi Besniku, çfarë filtri përdori Besniku?

– nëse i filtroi komisioni, si votoi komisioni?

– cila është lista me 1.400 kandidatura që i firuan rrugës Besnikut, pa filluar akoma punë Komisioni?

Larg qoftë Besniku do dali të na thotë që 1.400 persona, u zbrazën nga listat se refuzuan kandidimin!

Se kjo do të thotë që praktikisht 70% e kandidatëve të dëshiruar nga baza e PD, paskan refuzuar PD-në, Lulin me gjithë grua, kunat dhe Genc Rul.

Dhe ky lajm nuk bie erë të mirë për fatin e zgjedhjeve për PD-në.

Nëse Besniku edhe kësaj rradhe po ndjen të njëjtën erë, i lutemi të verifikojë nuhatjen.

Nuk ështe erë fitoreje ajo që ndjen shpesh Besniku!

Nuk ështe erë fitoreje kur të firojnë kandidatët!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Pëllumb Kulla/ Në këto ditë të ashpra vere

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllumb Kulla/ Në këto ditë të ashpra vere

E kam tepëruar?! Ndofta, po!

Më pëlqen arti poetik i mikut tim, Petrit Rukës. Unë e quaj atë bujkun më të mirë që gjen sot në arat tona të poezisë. Në këtë vlerësim poetë të dashur, ju, të mirët e mi, mos m’u zemëroni.

Ju dua shumë edhe në paça jetë do t’ju dua edhe më shumë. Por vjershërimi i Petritit më ka robëruar. Punë shijesh vetjake… Ka këtu verbërim, shurdhërim, plogështi…

Por për atë Perëndi, më mahnit tingulli i tij poetik, forca, ritmi i brendshëm, lidhja me tokën… Më pëlqejnë heronjtë e tij, baladat që zgjedh të prashisë ai… Më pëlqen fluturimi i tij, figurat, abstragimet, krahasimet e mahnitshëm, liria e tij, paturpësija e tij…

Me paturpësi, e kam fjalën për mungesën e drojës… Më thoni në gaboj, kur e quaj se askush si ai më parë, ka kënduar dashurinë, femrën… Dashurinë e heshtur dhe atë që bart afshin e trupit… Më thoni dikë tjetër, që ka shkruar më shumë…

LEXO EDHE:  Pas Silva Cakës, policia nuk kursen prangat as për Braimllarin me Kërpaçin

LEXO EDHE:  Pas Silva Cakës, policia nuk kursen prangat as për Braimllarin me Kërpaçin

E tepërova, e tepërova, e tepërova… Ndofta ngaqë nuk di të gjej një tjetër që gërsheton traditën me vjershërimin modern si Petrit Ruka…

Nuk do të zgjatem…



E di që ka shumë admirues, femra dhe meshkuj… Bashkohuni me mua dhe në këto ditë, bash në këto ditë të ashpra vere, le të hedhim sejcili, shkurt, pa zgjatje, nga një penelatë e të bëjmë portretin fantastik të poetit…

Dhe mund të sillni jo vetëm një varg, apo strofë, që ju ka goditur… Por jo të gjitha menjëherë… Herë pas here nga një…

Po e filloj unë… Dhe hera herës do sjell dhe të tjera.

Bashkohuni me mua! Mos harroni thonjëzat!

“Siç del një violinë nga këllëfi i saj

Ti dole nga fustani dhe mbete lakuriq…”

Bashkohuni! Por mos harroni thoooooonjëzat!

LEXO TE PLOTE