LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në betejë me koronvirusin/ 6 pacientë të intubuar në Infektiv, mes tyre të rinj

9 Korrik 2020, 18:30, Lifestyle CNA
Në betejë me koronvirusin/ 6 pacientë të intubuar në

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka treguar se si paraqitet gjendja në Spitalin Infektiv.

Ajo ka njoftuar se gjashtë pacientë janë të intubuar mes tyre edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën.

Duke iu referuar kësaj situate, Manastirliu bën sërish apel për kujdes dhe respektim e rregullave.

“Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 #RespektoniRregullat

??Mbaj distancën! Vendos maskën! Ruani higjienën #RuaniShëndetin”.CNA.al

Lajmet e fundit nga