LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mesazh të koduar Ramës/ Koha për vepra të mira është tani

9 Korrik 2020, 08:43, Politikë CNA
Meta mesazh të koduar Ramës/ Koha për vepra të mira

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh indirekt, kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet mbahen vetëm pas pak ditësh, ndërsa sipas tij ka një edhe atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërkohë, në vendin tonë, sipas tij ndodh e kundërta, e asaj që po ndodh në vendin fqinj.

?Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.?-shkruan Meta.

Më tej, ai thekson se dy janë çështjet thelbësore për Shqipërinë, përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve për çeljen e negociatave.

?Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.

Koha për vepra të mira është tani!?-përfundon postimin e tij Ilir Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga