LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

9 Korrik 2020, 18:43, Lifestyle CNA
Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ku ka folur për situatën e pandemisë.

Sa i përket mos hapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu tha se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte.

?Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë.?

Po ashtu, Manastriliu deklaroi se deri më tani janë bërë mbi 100 mijë inspektime në terren si dhe janë vendosur 400 masa administrative për bizneset që kanë kryer shkelje.

 

Lajmet e fundit nga