LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manchester United në formë, fiton me lehtësi edhe ndaj Aston Villës

9 Korrik 2020, 21:17, Sport CNA
Manchester United në formë, fiton me lehtësi edhe ndaj Aston

Manchester United po vazhdon me formën e lartë në Premierligë. Skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer, ka marre fitore me rezultatin 0-3, në transferte kundër Aston Villa.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen emra si Bruno Fernandes e Mason Greenwood, të cilët gjetën golin, por edhe Paul Pogba.

Goli i parë erdhi në minutën e 27?, kur Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Epërsia u dyfishua nga Greenwood pak momente para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u tregua edhe një gol. Kësaj radhe ishte Paul Pogba, i cili realizoi gol mjaft të bukur për rezultatin final 0:3.

Me këtë fitore, Man United shkon në kuotën e 59 pikëve, duke qëndruar në pozitën e pestë, me një pikë më pak sesa Leicester City në pozitën 4 dhe dy pikë më pak se Chelsea në pozitën tre.

Aston Villa mbetet në pozitën e parafundit, me 27 pikë të grumbulluara.

Lajmet e fundit nga