Politikë
Majko tregon platformën/ Votat e emigrantëve shkojnë për qarkun e Tiranës

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kushtuar vëmendje çështjes së votimit elektronik të emigrantëve.
I ftuar në “repolitix” Majko tha se votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës.
“Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të. Votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës. Kjo është e shkruar në marrëveshje dhe palët politike e dine”, tha Majko.
Ai deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së 5 qershorit, kjo për shkak kanë hedhur firmën dhe duhet ta mbajnë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...