Connect with Us

Lotaria amerikane dhe pandemia

Sociale

Lotaria amerikane dhe pandemia

Publikuar

-

Lotaria amerikane dhe pandemia

Bazuar në programin e Lotarisë së Vizave dhjetëra mijëra imigrantë të mundshëm mbështeten në fatin e shortit për të fituar mundësinë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara, pa sponsorizim nga një punëdhënës ose anëtar familjeje.

Ky program është ndërprerë përkohësisht nga administrata e Presidentit Trump për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por për disa që fituan lotarinë e vizave në fund të vitit të kaluar, përpjekjet për të realizuar ëndrrën amerikane kanë qenë të vështira.
Pas marrjes së një vize përmes lotarisë, që njihet edhe si lotaria e kartave jeshile, Erick Alamsjah erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Indonezia në fund të vitit 2019 me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Ai punoi në sektorin e teknologjisë informative për 8 vjet në kryeqytetin indonezian të Xhakartës.

Por edhe me një përvojë të gjatë pune, ai nuk ka arritur të gjejë një punë me orar të plotë.

Erick Alamsjah, fitues lotarisë amerikane të vizave

“Nga të gjitha aplikimet që kam dorëzuar, qoftë ato në industrinë e shitjeve me pakicë apo punë të tjera në teknologjinë e informacionit, unë kam marrë përgjigje vetëm nga industritë që tani konsiderohen thelbësore, si farmacitë, dyqanet ushqimore dhe firmat e ndërtimit. Ndoshta duhet të pezullojë përkohësisht përpjekjet për të gjetur një punë në teknologjinë e informacionit”.

Ndërkohë, sa për t’ia daluar, zoti Alamsjah tani po punon si nëpunës në një dyqan kompanisë “Home Depot” në shtetin e Merilendit. Ky dyqan i shitjes së mjeteve, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit konsiderohet biznes thelbësor në këtë kohë pandemie.

Vinia Agnessia nga Indonezia është gjithashtu fituese e lotarisë amerikane. Ajo ndërpreu studimet në vitin e saj të fundit për stomatologji në Padang, në ishullin e Sumatrës për të lëvizur në qytetin e Nju Jorkut, në fund të vitit 2019.

LEXO EDHE:  Coronavirus/ Google “gjurmon” qytetarët gjatë pandemisë

Pa diplomë universiteti dhe përvojë pune, Vinia e kishte të vështirë të gjente një punë me orar të plotë. Ajo punoi me orar jo të plotë si kamariere në një restorant japonez për disa muaj derisa u mbyll për shkak të pandemisë. Ajo e gjeti veten të papunë në Shtetet e Bashkuara, në epiqendrën e një pandemie, në një nga qytetet me koston më të lartë të jetesës në botë.

“Prindërit e mi janë të shqetësuar për mua, jo vetëm për shkak të koronavirusit, por edhe financiarisht sepse jam e papunë. U thashë atyre: “mos u shqetësoni. Unë jam këtu në mënyrë të ligjshme dhe kam të drejtë të marr ndihmën e qeverisë”.

Ajo i referohet stimulit ekonomik prej 1,200 dollarësh dhe Programit të Ndihmës për të Papunët për shkak të Pandemisë. Nga programi i fundit, Vinia merr rreth 600 dollarë në javë, të cilat ajo i përdor për të paguar qiranë, faturat, ushqimin dhe transportin, ndërsa po kërkon punë.

Ndërkohë, familja e zoti Alamsjah mbetet optimiste për të jetuar një jetë të re në Amerikë mes pasigurisë së shkaktuar nga pandemia.

“Ne kemi ardhur këtu për fëmijët tanë, për arsimimin e fëmijëve tanë. Ne kemi marrë tashmë vendimin tonë, kështu që do vazhdojmë rrugën dhe shpresoj se gjërat do të përmirësohen”, thotë Sari Alamsjah, bashkëshorjtja e fituesit të lotarisë amerikane të vizave, Erick Alamsjah.

Familja Alamsjah dhe Vinia janë pjesë e një grupi prej rreth 55,000 njerëzish që vijnë në Shtetet e Bashkuara çdo vit përmes lotarisë së kartave jeshile, shumë prej të cilëve tani thjesht po përpiqen të mbijetojnë./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Sinoptikanët nuk kanë lajme të mira

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për fundjavën?/ Sinoptikanët nuk kanë lajme të mira

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Për ditën e sotme moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqëndruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së Diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektirke në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobta në formë pikash.

LEXO EDHE:  Motori franko-gjerman nuk po punon si më parë/ Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri

LEXO EDHE:  Punonte tek firma e tubacioneve të kanalizimeve/ Rripi i betonieres i merr jetën punëtorit në Tiranë

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë. Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama “zhvesh” kostumin e kryeministrit/ Publikon foto duke puthur në buzë Lindën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi i kreut të qeverisë dhe ka publikuar një foto nga jeta e tij private.

23 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Rama, pasi festojnë 10 vjetorin e dashurisë së tyre.

Rama ka publikuar një foto teksa shfaqet duke puthur Lindën në buzë, ndërsa i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë të madhe me lule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi gishtat nga kapsolla në protestë/ Ina Nuku: Jam fejuar, ja cila është ëndrra ime më e madhe

Publikuar

-

Nga

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

LEXO EDHE:  Pandemia dhe tërmeti ulën investimet private në ekonomi me 17% në 3-mujorin e parë

LEXO EDHE:  Kostot e pandemisë në arsim

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit./TCH

LEXO TE PLOTE